Jump to Navigation

Testi i HIV - AIDS

HIV është virusi që shkakton sëmundjen e AIDS (Acquired immunodeficiency syndrome). Është një virus që dëmton sistemin imunitar, duke ulur aftësitë e organizmit për t’u mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme. Për këtë arsye, pacientët e diagnostikuar me praninë e këtij virusi janë të prekshëm nga disa infeksione të shkaktuara nga viruse, bakterie apo funge, që tek njerëzit normalë, zakonisht nuk shkaktojnë probleme.

Rrugët e transmetimit janë:
Marrëdhëniet seksuale, kontakti me gjakun e infektuar apo nënproduktet e tij ( transfuzionet e gjakut, shkëmbimi i shiringave ndërmjet përdoruesve të drogave intravenoze), nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë apo lindjes së bebit.

Testi i HIV duo detekton praninë e antitrupave që kri johen në organizëm, pas kontaktit me këtë virus. Zakonisht këto antitrupa detektohen në gjak, rreth 8 javë pas ekspozimit ndaj antigjenit.



Main menu 2