Jump to Navigation

Analizë urine

Ky test përcakton praninë e metabolitëve normalë dhe patologjikë të organizmit, praninë e qelizave apo bakterieve në urinë. Urina prodhohet nga veshkat, ku bëhet edhe filtrimi i gjakut, duke eliminuar toksina dhe duke ruajtur në gjak një bilanc normal proteinash, elektrolitesh dhe uji. Zakonisht urina ka ngjyrë të  verdhë të qartë, por mund të variojë nga momenti kur merret analiza, si dhe gjendja klinike e njeriut.

Normalisht urina nuk duhet të përmbajë glukozë, proteinë, bilirubinë, rruaza të kuqe, të bardha, kristale apo bakterie. Ato mund të shfaqen në rastet kur sasia e disa substancave është e lartë në gjak, psh diabeti që manifestohet me sheqer të lartë në gjak, por edhe në rastet e infeksioneve apo sëmundjeve të veshkave.



Main menu 2