Jump to Navigation

Lipidograma

Lipidograma është një ekzaminim që tregon nivelin e yndyrnave në gjak, përkatësisht kolesterolit, triglicerideve dhe nënklasave të tyre. Kolesteroli është një substancë thelbësore në organizmin e njeriut, pasi gjendet në përbërjen e membranave qelizore, si dhe merr pjesë në sintezën e hormoneve apo në proceset e tretjes dhe të përthithjes së ushqimeve. Një pjesë e kolesterolit qarkullon në gjak në formën e komplekseve lipoproteinike, përkatësisht: HDL - C (kolesteroli i mirë) që e largojnë kolesterolin nga qarkullimi dhe LDL - C (kolesteroli i keq) që e depozitojnë atë në inde dhe organe. Është shumë e rëndësishme mbajtja në nivelet e lejuara të kolesterolit, pasi në nivele të larta ai depozitohet në formën e pllakave aterosklerotike në enët e gjakut, duke i ngushtuar ato dhe duke shtuar riskun për sëmundje kardiovaskulare.

Trigliceridet janë një burim i rëndësishëm energjie për organizmin. Ato ndodhen në indin dhjamor, por qarkullojnë edhe në gjak, shumica e tyre të lidhura me disa lipoproteina VLDL. Përveç mënyrës së ushqyerjes, në rritjen e triglicerideve në gjak, ndikon edhe stili i të jetuarit, jeta pasive, përdorimi i cigares, alkoolit apo patologji si diabeti dhe sëmundjet renale.



Main menu 2