Jump to Navigation

Zhvillimi i të folurit dhe çrregullimet e komunikimit tek foshnja dhe fëmija

Për shumicën e fëmijëve, të folurit në gjuhën amtare është një mjeshtëri që ‹tohet në mënyrë natyrale. Fëmija e ka këtë mundësi që nga lindja. Nuk ka instruksione speci‹ke. Për të patur një zhvillim normal të të folurit dhe të gjuhës duhet që foshnja të jetë e aftë të dëgjojë, të shikojë, të kuptojë dhe të kujtojë. Të ketë aftësi motorrike për të lëvizur gojën dhe të ketë mundësi sociale për të ndërvepruar me të tjerët.

Gurët themeltarë të të folurit janë universalë, pavarësisht gjuhës së përdorur, megjithatë nuk ka një kohë ekzakte të arritjes së tyre. Ka një variacion mjaft të madh, ndërmjet fëmijëve, për fillimin e belbëzimit, kuptimin e fjalëve, thënien e tyre, kombinimin gjatë 2-3 viteve të para të jetës.

Çrregullimet e komunikimit të të folurit prekin rreth 20% të fëmijëve 2 vjeç, e djemtë janë 2 herë më shumë të prekur. Faktorët gjenetikë lujanë rol madhor. Është vënë re se 30% e fëmijëve me çrregullime kanë patur një të afërm me probleme. Dëmtimet neurologjike zenë një vend më të ulët.

Çrregullimet e njohjes ( autizmi, vonesa mendore), ose disfunksionet motorike (anomali strukturale të organeve të të folurit, çrregullimet neuromotore) kanë çrregullime të gjuhës e të folurit në klinikën e tyre, por nuk hyjnë në çrregullimet parësore të gjuhës.

Binjakët, fëmijët “dembelë”, ekspozimi ndaj disa gjuhëve, infeksionet e veshit të mesëm nuk janë shpjegime për vonesa domethënëse në gjuhë. Binjakët flasin në të njëjtën periudhë si fëmijët e lindur vetëm dhe rradha e lindjes së binjakëve nuk ndikon në mësimin e tyre. Fëmijët “dembelë” janë ata fëmijë që lenë të tjerët të flasin për ta. Fëmijët që ekspozohen më shumë se ndaj 1 gjuhe, tregojnë vonesë në fillimin e të folurit dhe i përziejnë elementet e gjuhëve të ndryshme. Megjithatë nga mosha 24-30 muajshe, ata mësojnë t’i ndajnë ato dhe në moshën 3 vjeçare janë si moshatarët e tyre. Infeksionet e shpeshta të veshëve nuk rezultojnë në çrregullimet e gjuhës.

Trajtimi: Terapia e gjuhës dhe të folurit është trajtimi kryesor. Ajo mund të zhvillohet në grup ose vetëm. Prindërit duhet të konsultohen me terapistin për aktivitetin që duhet kryer në shtëpi për të rritur zhvillimin e gjuhës. Përdorimi herët i gjuhës me shenja ose piktura i ndihmon fëmijët për të stabilizuar më mirë funksionet e komunikimit dhe për të kuptuar natyrën simbolike të fjalëve, për të lehtësuar procesin e gjuhës. Këto metoda ulin irritimin e prindërve dhe të fëmijëve, të cilët nuk mund të komunikojnë për nevojat bazë. Aktiviteti gjuhësor i prindërve duhet fokusuar në perfeksionimin e gjuhës për gjërat që janë në fjalorin e fëmijës. Leximi, në periudhat e çlodhjes duhet të fokusohet në zgjerimin e aftësive shprehëse të fëmijës. Shmangia e vëmendjes së fëmijës nga leximi, është shenjë që prindi po i lexon material tepër të ndërlikuar. Prognoza: Shumica e fëmijëve e përmirësojnë aftësinë komunikuese me kalimin e kohës. Një pjesë e tyre i zgjasin deri 20 vjet pas diagnostikimit.

Nga Dr. Lindita Çipi



Main menu 2