Jump to Navigation

Skolioza, deformimet e shtyllës kurrizore tek fëmijët dhe adoleshentët

E njohur si një nga sëmundjet më të rrezikshme të shtyllës kurrizore, skolioza është një lakim i çrregullt i shtyllës kurrizore në një anë, në të majtë ose në të djathtë. Shkalla e lakimit mund të variojë nga më e lehta deri tek më e rënda dhe kurba mund të jetë në formën e një C-je ose S-je.

Lakimi mund të ndodhë në çdo pikë përgjatë shpinës, megjithatë zonat më të zakonshme janë zona e gjoksit (skolioza e kraharorit) dhe pjesa e poshtme e pasme (skolioza e mesit).

Ndikimet e skoliozës zakonisht kufizohen në pamjen e pasme të fëmijëve, pa simptoma të tjera. Mundësitë më të shumta të shkaktimit të simptomave janë tek të rriturit, ku paraqiten me dhimbje prapa shpinës, si pasojë e ngjeshjes së nervave në atë zonë.

Skolioza idiopatike
Ajo mund të fillojë në cilëndo fazë të zhvillimit. Ndaj, ndarja kronologjike bëhet në tre grupe: infantile (nga lindja deri në moshën tre vjeçare), juvenile (nga mosha katër vjeçare deri në pubertet) dhe adoleshente (nga puberteti deri sa mbyllen pllakat e zhvillimit) Skolioza idiopatike është forma më e zakonshme që vërehet në atë strukturore dhe pjesa më e madhe e tyre është skolioza idiopatike adoleshente. Në Evropë, shpeshtësia e saj nën moshën 8 vjeçare është 1.3/1000, kurse mbi këtë moshë 1.8/1000. Në shpërndarjen gjinore nën moshën 8 vjeçare shifrat janë të barabarta. Mbi këtë moshë, tek vajzat është 4.6/1000, ndërsa tek meshkujt 0.2/1000. Probabiliteti mashkull - femër në 6-10 gradë është 1:1; midis 11-20 gradë 1.4:1; mbi 21 gradë 5.4:1, kurse tek lakimet në kufirin operacional 7.2:1. Ndaj rastet operacionale janë më të shpeshta tek femrat.

Për efektivitetin e programit të trajtimit, duhet të dihet ndjekja natyrale e skoliozës idiopatike. Shkaqet kryesore në avancimin e skoliozës janë maturia e skeletit, grada e lakimit dhe lloji. Faktorët kryesore që ndikojnë në avanci min e lakimit ku nuk është formuar maturia e skeletit janë:
• Lakimet e dyfishta në krahasim me ato të njëanëshme janë më të predispozuara për avancimin e mëtejshëm të lakimit.
• Në fazën e diagnostikimit në moshat e reja rreziku i avancimit është më i lartë.
• Pacientët para menark janë më të predispozuar për një avancim të mëtejshëm.
• Pacientët që janë në fazën e ulët Riser gjatë diagnostikimit janë më të rrezikuar për avancim.
• Në lakimet e mëdha, risku i avancimit është më i lartë.
• Pas krahasimeve të lakimeve tek meshkujt, rreziku i avancimeve vërehet dhjetë herë më lartë.

Pjesa më e madhe e pacientëve që janë diagno stikuar me skoliozë idiopatike adoleshente nuk kanë nevojë për terapi. Në këtë rast, synimi kryesor është parandalimi i avancimit të deformimit, korrigjimit dhe ruajtja e këtij korrigjimi të fituar.

Terapia konservative
Synimi i saj është parandalimi i avancimit të lakimit dhe eliminimi i mundësisë së korrektimit kirurgjikal. Kjo terapi përfshin dy lloje, aplikimin e ushtrimeve, të cilat në të kaluarën nuk kanë treguar kontrollimin e lakimit dhe parandalimin e avancimit, si dhe terapitë me ortezë.

Ortezat janë pajisje "mbajtëse" të cilat përdoren për parandalimin e progresionit të lakimit të shtyllës kurrizore.
Terapitë me ortezë ndahen në dy lloje: CTLSO, (cervical-thoracic-lumbar-sacral orthosis). Kjo ortezë përbëhet nga një brez i përshtatur rreth legenit dhe një strukturë metalike që shtrihet deri në qafë. Kjo lloj orteze nuk mbulohet nga veshjet. CTLSO është përdorur për trajtimin e lakimeve të larta në pjesën e sipërme të kurrizit, të tilla si kyphosis (gunga).

Terapia me ortezë në pjesën e sipërme të shpinës, shpesh mund të rezultojë në korrigjim të plotë. TLSO, (thoracic-lumbar-sacral orthosis). Kjo ortezë përbëhet nga një trung dhe brez rreth legenit që është përshtatur për fëmijën. Ajo përdoret për trajtimin e lakimeve në pjesën e mesme dhe të poshtme të kurrizit. Kjo lloj orteze nuk ka një strukturë metalike dhe mund të mbulohet nga veshjet më mirë se CTLSO.

Plani për terapinë konservative
Ndjekja radiologjike çdo 6 muaj e pacientëve immaturë me lakim më të vogël se 20 gradë. Pacientët maturë me lakim më të vogël se 20 gradë nuk kanë nevojë për ndjekje. Ndjekja radiologjike çdo 3-4 muaj e pacientëve immaturë me lakim midis 20 dhe 30 gradë. Mbi 25 gradë fillohet terapia e ortezës. Fillimi i ortezës tek pacientët immaturë me lakim mbi 30 gradë. Tek ata mbi 30 gradë, suksesi pakësohet. Pacientët immaturë me lakim midis 30-40 gradë nuk kanë nevojë për trajtim. Në kërkimet e bëra nga Weinstein dhe Ponseti vërehet avancimi tek lakimet mbi 30 gradë pas maturimit, me shumë avancim tregojnë lakimet torakale mbi 50 gradë dhe në 68% të pacientëve ka progres. Ndaj, pacientët ndiqen çdo 2-3 vjet. Nuk përdoret orteza tek pacientët me lakim mbi 45 gradë. Përdoret tek ata me 40-45 gradë që kanë fleksibilitetin 50% dhe janë 1 vit nga maturimi. Gjithashtu, tek ata në moshë të re me synim që derisa të procesohet fuzioni spinal të lihet në pritje zhvillimi. Terapia e ortezës duhet të procesohet tek lakimet me toracik të lartë dhe cervikotoracik që kanë hipokifozë torakale dhe kur maturia e skeletit ka përfunduar.

Terapia kirurgjikale
Në indikacionet kirurgjikale duhen marrë parasysh këndi Cobb, maturia, modeli i lakimit, stabiliteti, plani sagital dhe pamja kozmetike. Lakimet mbi 50 gradë duhen kuruar në mënyrë kirurgjikale. Lakimet mbi 40 gradë me tendencë avancimi duhet të konsiderojnë terapinë kirurgjikale. Kriteri progresiv pranohet nga rritja mbi 5 gradë në 6 muaj. Faktor tjetër është edhe maturia e skeletit. Në lakimet 40-50 gradë që kanë plotësuar ose janë duke plotësuar maturinë këshillohet ndjekja. Në lakimet immature nevojitet terapia kirurgjikale. Modeli i lakimit mund të ndikojë në vendimin e terapisë kirugjikale. Lakimet toracike të njëanshme në kufirin e 50 gradëve krahasuar me lakimet e dyfishta (torakale dhe lumbare) të së njëjtës gradë (për arsye të balancimit të njëra-tjetrës), janë më të përshtatshme për terapinë kirurgjikale.

Terapia kirurgjikale këshillohet edhe për pacientët me hipokifozë toracike ose lordoze, edhe pse këndi Cobb mund të jetë nën 40 gradë. Në ditët e sotme, mënyra më e preferuar e terapisë kirurgjikale është instrumentimi posterior. Sistemi i instrumentimit posterior është kapja e të gjithë vertebrave që formojnë lakimin, me vida. Kështu secila vertebër mund të trajtohet më vete dhe të stabilizohet.

Tema më e rëndësishme në skoliozë është diagnostikimi i hershëm dhe fillimi i terapisë para se të fillojnë forcimet. Ndaj nuk duhet humbur kohë për një vizitë ortopedike, në rast dyshimi për lakim në kurriz ose në qafë tek fëmijët. Është mirë të bëhet depistimi në shkolla për efekt të diagnostikimit të hershëm tek fëmijët.

Nga Prof. Dr. Kenan Bayrakcı, Op. Dr. Önder M. Delialioglu



Main menu 2