Jump to Navigation

Ultrasonografia në shtatëzëni

Çka është Ultrasonografia?

Ultrasonografia është një metodë imazherike e analizës, e cila bazohet në dërgimin e valëve të zërit me frekuencë të lartë në inde, të cilat valë veshi i njeriut nuk mund t'i dëgjojë, dhe reflektimin e valëve të zërit nga indet në pajisjen ultrasonografike. Në këtë mënyrë mund të analizohen organet e brendshme si mëlçia, veshkët dhe zemra, poashtu mund të vlerësohet edhe foshnja e palindur (fetusi) në barkun e nënës.
 
A është Ultrasonografia e dëmshme për shëndetin e nënës dhe të foshnjes?
 
Pajisja e Ultrasonografisë punon me valët e zërit dhe është definuar si "e besueshme". Këtu nuk kemi ekspozim ndaj rrezatimit, si tek Rtg fotografimi apo tomografia e kompjuterizuar.
 
Nga kush duhet të kryhet?
 
Vlerësimi i fetusit me ultratingull kryhet nga mjekët e trajnuar dhe të informuar mirë për këtë lëmi, duke përdorur pajisje të duhura. Vlerësimi bëhet në raste të nevojave mjekësore (kur ka indikacione) dhe në javët e caktuara të shtatëzënisë.
 
A është e nevojshme të bëhet ultrasonografia gjatë shtatëzanisë?

Ultrasonografia është një pjesë e ekzaminimit të shtatëzënisë, por përcjellja e shtatëzënisë nuk bëhet me ultrasonografi. Shëndeti i nënës është kryesor në mbarëvajtjen e shtatëzënisë. Tensioni i gjakut dhe matja e peshës, pasqyra e gjakut – hemogrami dhe analiza e urinës si përcaktues të rëndësishëm të shëndetit të nënës, duhet të bëhen të parat.
 
Pse duhet të bëhet Ultrasonografia?

Ultrasonografia bëhet në javët e caktuara të shtatëzënisë, ose kur ka indikacione, sipas ankesave të grave shtatzëna, mund të bëhet në çdo kohë.
Javët e para: Verifikimi gestational i moshës, përcaktimi i numrit të fetuseve
Javët 10 – 14 të shtatzënisë: Përcaktimi i moshës së fetusit, transparenca e zverkut (NT) dhe matja e kockave nazale, numërimi i toneve të zemrës, vlerësimi i placentës tek shtatzënitë e shumëfishta.
Javët 16 – 18 të shtatëzënisë: përcaktimi i moshës së fetusit
Javët 22 – 23 të shtatzënisë: vlerësimi strukturor i fetusit dhe shqyrtimi i anomalive, matja e dimenzioneve të qafës së mitrës (cerviksit ), vlerësimi i marrëdhënieve ndërmjet placentës dhe cerviksit, përcaktimi i moshës fetale.
Java e 32-të e shtatzënisë: Vlerësimi i zhvillimit të fetusit dhe i lëngut që gjendet brenda në fetus (amnioni), vlerësimi i gjendjes fetale
 
Edhe jashtë këtyre javëve mund të bëhet vlerësimi në situatat e nevojshme (veprimet që kërcnojnë me lindje të hershme, gjakderdhjet vaginale, zvogëlimi i lëvizjeve fetale, etj), si dhe vlerësimi ultrasonografik mund të bëhet në intervale që konsiderohen të përshtatshme nga mjeku i juaj.

A është e dëmshme Ultrasonografia Vaginale?

Ultrasonografia vaginale është një procedurë që nuk dëmton as nënën e as fetusin. Nuk rezulton me infeksion, abort ose lindje të parakohshme, përkundrazi, përdoret në vlerësimin e abortit kërcnues ose në rrezikun nga lindja e parakohshme, duke hulumtuar marrëdhënien e placentës me qafën e mitrës. Përveq kësaj, edhepse nuk është rregull, në tre muajt e parë përdoret për diagnostikimin e shtatëzënisë, numrit të fetuseve, numërimit të toneve të zemrës së embrionit (foshnja në 12 javët e para) dhe në konstatimin e ekzistimit ose jo të shtatëzënisë jashtë mitre.

A mund të diagnostikohen me ultrasonografi të gjitha problemet e fetusit?

Ultrasonografia na jep informacione të rëndësishme në lidhje me shëndetin e fetusit. Megjithatë, nuk është e mundur që me ultrasonografi të diagnostikohen të gjitha problemet në fetus. Në 3% të të gjitha shtatëzënive, në fetus mund të zbulohet një anomali strukturore. Serioziteti i problemit aktual është i rëndësishëm në diagnostikimin e saktë të sëmundjes së fetusit e cila do të shkaktojë simptoma të sëmundjes tek foshnja. Diagnostikimi i anomalive varet nga përvoja e kirurgut dhe nga pajisjet e përdorura. Zbulimi i ndonjë anomalie pas lindjes nuk do të thotë se mjeku në sonografitë e bëra gjatë shtatëzënisë, e ka anashkaluar atë anomali. Disa probleme strukturore mund të diagnostikohen vetëm në muajt e fundit të shtatëzënisë. Mundësia e zbulimit të anomalive me ultrasonografi , bazuar në përvojën e operatorit dhe në specifikat e pajisjeve, varion midis 28% dhe 80% (*). Si rezultat, ekzaminimet ultrasonografike të bëra gjatë shtatëzënisë dhe të raportuara si normale, janë shprehje e moszbulimit të ndonjë problemi gjatë vëzhgimit të bërë në atë kohë. Edhe në ultrasonografitë e bëra nga mjekët që merren me Perinatologji (degë shkencore e cila merret me shtatëzëninë dhe problemet e saj), nuk është e mundur të bëhet diagnostikimi 100% i anomalive. Diagnoza Ultrasonografike është e lidhur me problemet strukturore, kështu anemia mesdhetare dhe fibroza cistike si sëmundje të nivelit qelizor, nuk mund të diagnostikohen me Ultrasonografi. Tek rastet e dyshimta, mund të kërkohet një mendim i dytë.



Main menu 2