Jump to Navigation

Informata rreth situatës Epidemiologjike me Ethe Hemorragjike Krime Kongo

Aktualisht në Botë EHKK raportohen në: të gjitha shtetet e Afrikës, Ballkanit, Evropës Lindore, Lindjes së Afërt, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Azisë ku janë kufijtë e ekzistencës së rriqrës së quajtur Hyalomma. 

Prishtinë, 21. 06. 2013
 
Prej marsit 2013 e deri më sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 2551 pickime nga rriqrat, ku gjithsej janë sëmurë 13 persona me Ethe Hemorragjike Krime-Kongo në tërë Kosovën, prej të cilave 3 raste klinike në Komunat e Malishevës dhe 1 rast nga Komuna e Rahovecit kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si institucion referent i Ministrisë së Shëndetësisë po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike  në të gjitha vatrat e infeksionit, ku ekipet e epidemiologëve janë në vazhdimësi në terren dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjiare në Malishevë dhe Rahovec po vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave Klinë, Skenderaj dhe Suharekë. 

Edhe sivjet që nga janari, Instituti Kombëtar është në kontakte të vazhdueshme me Komunën e Malishevës.
Në muajin shkurt, Drejtori i Institutit ka vizituar Kryetarin e Komunës së Malishevës z. Isni Kilaj dhe janë dakorduar për masat e përbashkëta parandaluese, me përkushtim të veçantë në dezinsektimin selektiv të fshatrave të Malishevës. 

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në terren tërë kohën duke koordinuar aktivitetet e dezinsektimit selektvi ne 4 komuna (Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë).
 Edhe sivjet Instituti Kombëtar është përgatitur për tu përballur me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e Kosovës duke kryer këto aktivitete tashmë qe 12 vite në terren.

1. Deri sot, ekipet e Institutit Kombëtar kanë mbikëqyrë dhe hulumtuar të gjitha vatrat aktive ku ka pasur pickime të rriqërave dhe kanë mbajtur ligjërata në gjitha shkollat e Komunës së Malishevës dhe Rahovecit  duke bërë dezinsektimin në të gjitha hapësirat ku janë regjistruar pickimet nga rriqërat.
Sipas raporteve të Institutit nga Terreni i Malishevës, janë spërkatur kryesisht hapësirat publike dhe ku është shprehur vullneti nga pronarët dhe oborret e tyre, duke lënë material për ata që kanë dashur të spërkasin vet pronat e tyre. Me spërkatje janë mbuluar të zona të planifikuara. Spërkatja është bërë edhe në komunën e Rahovecit dhe po vazhdon ne Komunën e Suharekës dhe Klinës. Në terren janë angazhuar 40 punëtor sezonal të mbuluar me rroga nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ku Instituti Kombëtar i ka trajnuar dhe furnizuar me material të nevojshëm, veshmbathje dhe mjete pune të siguruara nga Ministri i Shëndetësisë me Fondion e Performancës.
 
3. Në aspektin e kompetencave të aktiviteteve të mbytjes së rriqërave, kjo veprimtari i takon Ministrisë së Bujqësisë, Agjesionit të Ushiqmit dhe Veterinës dhe Komunës së Malishevës, por Instituti Kombëtar ka qenë vazhdimisht në terren në të gjitha aktivitetet parandaluese edhe në asgjësimin e rriqërave dhe do të jetë edhe sivjet për të bërë dezinfektimin dhe dezinsektimin e në komunën e Malishevës.

5. Duke qenë se asnjë institucion në botë nuk mund të mbuloj tërë territorin me preparate për dezinfektim, sepse sa kanë efekt pozitiv në mbytjen e rriqërave aq dëmtojnë rëndë të gjitha gjallesat e gjalla, njerëzit e bimët dhe tërë ekosistemin.
Andaj, Instituti Kombëtar bënë thirje te qytetarët se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimti të ekosistemit që nënkupton: a) të punohen të gjitha tokat e punueshme, b) të kositen të gjitha livadhet me kohë, c) të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, d) të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë, e) të kihet kujdes në veshëmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë.
Sa për ilustrim edhe në mënyrë hipotetike po të digjej e tërë toka e Malishevës dhe Rahovecit ku do të shkatërroheshin të gjithë njerëzit, kafshët dhe vegjetacioni, rriqërat do të mbijetojnë të vetmet! Dhe mos të krijohet imazh i rrejshëm se vetëm në Kosovë rriqrat pickojnë dhe njerëzit vdesin nga EHKK.
Aktualisht në Botë EHKK raportohen në: të gjitha shtetet e Afrikës, Ballkanit, Evropës Lindore, Lindjes së Afërt, Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Azisë ku janë kufijt e ekzistencës së rriqrës së quajtur Hyalomma. 

Aktivitetet e lartpërmendura janë të një niveli me të gjitha shtetet e zhvilluara dhe nuk ka asgjë mangut që Kosova nuk e ofron  në aspektin profesional dhe në rekomandimet e OBSh-së.
 
FAKTE SHTESË:

1. Duke pasur parasysh se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është institucioni me rëndësi të veçantë kombëtare, pa asnjë dilemë ky institucion është sot “fabrika” më fitimprurëse për Kosovën duke marrë parasysh potencialin e kursimit të qinda e mijëra jetëve të kësaj popullate në vijën e parë të frontit duke bërë aplikimin e masave profilaktike dhe kundërepidemike në radhë të parë në ruajtjen e shëndetit të popullsisë, duke parandaluar vdekjet masive, ku me investime tejet të vogla arrihet një profit i madh në radhë të parë duke kursyer jetën e njeriut e mëpastaj edhe buxhetin shtetëror të Kosovës. Shembulli më tipik është mbulimi me vaksinë MMR në vitin 2003 i mbi 530.000 fëmijëve të moshës 1-15 vjet Kosovës i janë kursyer 44 milion EURO.

2. Gjatë viteve 2007-2013 në Kosovë është prognozuar një epidemi me mbi 4000 të sëmurë ku vdekshmëria e parashikuar ishte 30-50% (1200-2000 persona). Duke i falenderuar një pune gjigante të profesionistëve shëndetësor janë sëmurë 13 persona me 4 të vdekur gjithsej. Aktivitetet vazhdojne pandërpre gjatë muajve të verës.



Main menu 2