Jump to Navigation

Krioterapia

Krioterapia është procedurë në të cilën indet abnormale, të dëmtuara, të vulvës zhduken duke ua ekspozuar temperaturave të ftohta ekstreme.
 
Kur duhet të shfrytëzohet?
Krioterapia shfrytëzohet për mjekimin e condylomave dhe të ndryshimeve parakancerose në cerviks. Këto abnormalitete parakanceroze (të ashtuquajtura neoplazione cervikale intraepitele ose CIN) diagnostikohen rëndom me rastin e PAPA testit. Ndonjëherë ngrirja nuk është opcion, në qoftë se lezionet janë tëpër të mëdha. Krioterapia nuk është opcion në shtatzëni ose në periudhën e menstruacionit.
 
Si janë përgatitjet për krioterapi?
Nuk ekzistojnë përgatitje të veçanta për krioterapi. Kjo është procedure e thjeshtë dhe mund të kryhet për kohë të shkurtër në ordinanceën e mjekut.
 
Çka ndodh gjatë procedurës?
Qëllimi është që të mjekohen regjionet e përfshira. Oksidi i azotit, që është shumë i ftohtë pumpohet nëpër sondë. Gazi në majë të sondës bëhet shumë i ftohtë. Mjeku i prek regjionet e përfshira me maje të sondës. Mund të hetohen shtangimet.
 
Ndonëse procedura e shkakton një lloj mundimi, anestetiku nevojitet rrallëherë. Madhësia e sondës varet nga mjeti që përdoret për ngrirje dhe nga madhësia e lezioneve. Indi abnormal ngrihet shumë shpejt, p.sh. condyloma.
 
Çka ndodh pas ndërhyrjes?
Te kjo procedurë janë të rralla komplikimet. Mëshikëza të vogla do të krijohen në regjionet e condylomave pas procedurës. Ato do të mjekohen. Mjeku juaj do t’ju tregojë se si . Disa paciente e kanë përvojën e dhimbjes. Pacientja detyrohet të qëndrojë në ordinance më së paku dhjetë minuta pas intervenimit (ndërhyrjes). Kjo tajitje mund të zgjasë deri në katër javë. Duhet të të hiqet dorë nga marrëdhënia seksuale gjatë kësaj kohe. Ndonjë ind abnormal do të duhej të testohej më tepër se një herë. Mjeku do të thotë se kur duhet të bëhet vizita e sërishme. .
 
Papa testi është e detyrueshme të përsëritet tre deri katër muaj më vonë.
 
Cilat janë përparësitë e kësaj procedure?
Krioterapia është e lirë dhe më e efektshme sesa trajtimet e tjera. Mund të bëhet edhe në ambulantë dhe nuk kërkon anestezion.
 
Cilat janë rreziqet lidhur me procedurën?
Te kanceri i qafës së mitrës ose pas krioterapisë mund të ndodhin:
dhimbja
temperatura
shtangimet e barkut
gjakderdhja
 
Në qoftë se trajtohet për lëkurën e lezionit:
zverdhja e regjionit të trajtuar
qimet e dëmtuara dhe djersitja në regjionin e trajtuar
vrraga (shenja)
 
Kur të kontaktohet mjeku?
Nëse sipërfaqja e trajtuar ka gjaderdhje ose nuk shërohet
Nëse kthehet lezioni
Nëse regjioni i trajtuar zhvillon shenja të infektimit
Nese shfaqen shtangimet në bark për më shumë se 24 orë
Nëse tajitja jo normale vagjinale zgjat më shumë sesa duhet
Nëse ekziston gjaderdhje e rëndë vagjinale.


Main menu 2