Jump to Navigation

Kolposkopia

Kolposkopia është procedurë gjatë së cilës aparatura e quajtur kolposkop shfrytëzohet për shikimin e vagjinës, të qafës mitrës dhe indeve të vagjinës. Gjatë kolposkopisë shikimi bëhet me mikroskop, gjë që është lehtë për mjekun për t’i shikuar indet.
 
Kur e shfrytëzon?
Kolposkopia zbatohet kur rezultatet e PAPA testit janë abnormale, kur e sëmura përjeton gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale ose kur rritet numri i qelizave të kontrolluara parakanceroze.
 
Përgatitjet për kolposkopi?
Kolposkopia është e shkurtër dhe e thjeshtë. Nuk duhet të bëhen kurrfarë përgatitjesh të veçanta
 
Çka ndodh gjatë procedurës?
Pacientja shtrihet në karrigen gjinekologjike. Mjeku e fut spekulumin në vagjinën e pacientes dhe e hap pak për ta parë qafën e mitrës me kalposkop. Në qoftë se mjeku i heton regjionet e indeve abnormale gjatë kolposkopisë merret një mostër e vogël e indit. Mostra e indit dërgohet pastaj për patologji në laborator.
 
Çka ndodh pas intervenimit?
Mbase duhet ndenjur shtrirë disa minuta pas procedurës. Mjeku do t’I marrë rezultatet nga laboratory I patologjisë në afat prej disa ditësh.
 
Cilat janë përparësitë e kësaj procedure?
Mund të bëhen më shumë diagnoza të sakta për problemin eventual në qafën e mitrës ose në vagjinë.
 
Cilat janë rreziqet që lidhen me këtë procedurë?
Mund të ekzistojë gjakderdhje e vogël. Rreziqet e tjera janë:
Gjakderdhjet e rënda (gjakderdhjet më të mëdha se menstruacionet normale)
Infeksionet
 
Kur të kontaktohet mjeku?
Duhet ta thirrni mjekun tuaj menjëherë nëse ekziston:
Gjakderdhja e rëndë
Temperatura e rritur
Dhembja në komblik



Main menu 2