Jump to Navigation

A e dëmton vaksinimi një foshnjë?

Jo, vaksinimet nuk e dëmtojnë trupin e foshnjës suaj. Sistemi imunitar është që në lindje i formuar tërësisht. Kontaktet me ambientin e stimulojnë më tej këtë sistem. Trupi i foshnjës suaj e identifikon shkaktarin e sëmundjes dhe reagon me formimin e antitrupave. Prandaj, foshnja juaj nuk dëmtohet kur vaksinohet – mund të thuhet se vaksinimi e trajnon sistemin imunitar të foshnjës. Meqënëse sistemi imunitar te foshnjat është në gjendje të funksionojë tërësisht, vaksinimi nuk paraqet pra, kurrfarë rëndese.



Main menu 2