Jump to Navigation

A është më mirë nëse fëmija juaj „e kalon“ sëmundjen?

Jo, nuk është. Përmes vaksinimit trupi formon të njëjtët antitrupa si me kalimin e sëmundjes. Meqënëse një sëmundje shoqërohet gjithmonë me dhimbje përkatësisht vuajte, e kurseni shumë fëmijën tuaj - nëse e vaksinoni. Ky nuk është argumenti i vetëm për vaksinimin e fëmijës suaj. Kundër shumë infeksioneve të rrezikshme të fëmijëve nuk ka medikamente të efektshme as në mjekësinë profesionale, as në mjekësinë alternative.

Në rastin e një sëmundjeje apo komplikacioneve komplikacioneve, mund të lehtësohen vetëm simptomat, vetë sëmundja shpesh nuk mund të shërohet në bazë të shkaktarit.

Mund të paraqiten „defekte në shërim“, që do të thotë se mbeten dëmtime si paralizat, shurdhimi, krizat epileptike, zhvillimi i vonuar si dhe sëmundje të tjera të ngjashme. Kjo mund të parandalohet - vetëm nëse vaksinohemi në kohë!



Main menu 2