Jump to Navigation

Çka duhet vepruar kur ju hyn diçka në sy

Ke ca pluhur në sy? Apo diçka irrituese sikur një çërpik apo shpuz cigareje? Ju mund t’i përdorni teknikat në vijim t’i ndihmoni të tjerëve dhe vetvetës. Para se të bëni ndonjë gjë, sigurohu që mos të bësh atë që absolutikisht nuk duhet bërë: të fërkosh apo shtypësh sytë, të ngritësh qepallat, apo largosh lentet e kontaktit pa i pastruar duart.

Si të vazhdoni?

• Egzamino syrin. A është i skuqur? I enjtur? Po loton? Çka po ndien? A po kruhet? Djeg? A ke shikim të turbullt?
• Lejo që natyra të bëj punën e saj – zakonisht është efektive. Lotët dhe lëvizjet natyrale të syrit zakonisht largojnë irritimin.
• Provo të shpërlash syrin me ujë të ngrohtë, apo me pika. Ju mund të ngrihni lëkurën rreth syrit por mos prek qepallën.
• Nëse kjo nuk funksionon, laj duart mirë dhe pastaj ngrit qepallat e syrit (të sipërmen dhe të poshtmën) për të gjetur irrituesin. A është në të brendshmën e njëres qepall, apo ka ngelur në kokërdhok të syrit? Derdh ca ujë të sterilizuar të ngrohtë në sy për të larguar irrituesin.
• Nëse nuk mund të gjeni irrituesin apo prapë sikleti në sy persiston pasi keni larguar copëzën e vogel që keni gjetur në sy, ndoshta do të ishte mirë të konsultosh mjekun.



Main menu 2