Jump to Navigation

Analizë e re për të zbuluar sasinë e nikotinës

Nëse fëmijët, apo adoleshentët pijnë duhan jashtë vullnetit të prindërve, tani mund të zbulohet fare lehtë. Një analizë e re zbulon saktësisht nëse një person ka pirë apo jo duhan. Pajisja për kryerjen e kësaj analize quhet TobacAlert, që shitet në farmaci pa recetë dhe me saktësi tregon nivelin e kotinës në urinë. Kotina është një nënsubstancë e nikotinës. Gjatë një punë kërkimore në këtë klinikë në Rino të Nevadës, gratë shtatzëna kryejnë rregullisht këtë lloj analize për të diktuar nëse janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit. Analiza i ndihmon nënat për të dalluar nivelin e kotinës në urinë dhe gjithashtu i bën ato më të hapura në bisedat ndaj të këqijave që sjell duhani. Gjithashtu, këto lloj analizash tani përdoren edhe në rastet e divorceve, kur njëri prind kërkon kujdestarinë e fëmijës, duke u ankuar se fëmija është në rrezik shëndeti, pasi prindi tjetër pi duhan. TobacAlert ka filluar të përdoret në botë edhe nga ndërmarrje private ndaj punonjësve të tyre. Puna Statistikat tregojnë se një person që pi duhan, mungon nga puna për arsye shëndetësore mesatarisht 18 ditë në vit, ndërsa një agjenci sigurimesh shëndetësore mund të kursejë rreth 3 mijë e 500 dollarë në vit nëse një person i siguruar nuk pi duhan. Mohimi Ka shumë njerëz, që nuk e pranojnë se pijnë duhan, madje edhe kur shkojnë tek mjeku ngulin këmbë, duke thënë se nuk pijnë duhan. Një sjellje e tillë është e rrezikshme, veçanërisht në rastet e grave shtatzëna. Fëmijët Ekspertët thonë se fëmijët janë më të pambrojturit ndaj tymit të duhanit. Mbajtja e fëmijëve në mjedise ku pihet duhan mund të bëhet shkak për sëmundje të tjera më të rrezikshme. Tymi i lëshuar nga të tjerët, tek fëmijët bëhet shkak për infeksione të ndryshme Nëse pini duhan, më pak shanse për shtatzani Duhanpirëset kërkojnë dyfishin e kohës së grave, që nuk konsumojnë duhan, për të mbetur shtatzënë, sipas një studimi të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor në Francë (Inserm). "Rezultatet e para të studimit konfirmojnë efektin negativ të duhanit mbi fertilitetin, efekt ky që është pohuar edhe nga ekipe të tjera evropiane", thuhet në një komunikatë të Inserm. Projekti pilot konsistoi në studimin e 1200 grave nga 18-44 vjeç dhe të partnerëve të tyre. Konkluzioni i dalë nga ky institut është që: gjysma e femrave duhanpirëse donin dyfishin e kohës për të mbetur shtatzënë, në krahasim me ato që nuk pinin. Por këto efekte negative të duhanit nuk ndikojnë vetëm tek gratë, por edhe tek burrat. Mjekët nënvizojnë, që të paktën duhanpirësit duhet të mënjanojnë duhanin gjatë kohës që duan të bëjnë një fëmijë. Ky studim do të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen, kur gjatë kësaj kohe do të studiohen edhe rreth 20.000 persona. Sëmundjet Studimi është kryer në Francë dhe sipas të dhënave mësohet se numërohen rreth 14 milionë konsumatorë të duhanit. Më shumë se 12 milionë persona janë duhanpirës të rregullt. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët pijnë më shumë se një cigare në ditë, ku 33 për qind e zënë meshkujt, ndërsa 26 për qind janë femra. Sipas anketës, nga 17-vjeçarët e pyetur, katër në shjetë deklarojnë se pijnë duhan disa herë në muaj. 19-vjeçarët e pyetur deklarojnë se një në dy vetë pi rregullisht duhan çdo ditë. Po sipas kësaj ankete të kryer nga instituti francez mësohet se, përqindja e duhanpirësve është në rritje kryesisht tek 35-vjeçarët. Pirja e duhanit njihet se ka sjellë vdekshmëri të lartë në botë, ndërsa në Francë mësohet se kjo drogë ka vrarë më shumë se 60 mijë vetë në vit. Nikotina është vrasësëe për shëndetin, ku ata që pijnë më shumë se 20 cigare në ditë janë më të rrezikuarit. Nikotina është përgjegjëse edhe për anomalitë të tipit, si infarkt i miokardit, pasi dëmton rëndë zemrën. Kanceri në mushkëri është një sëmundje fatale dhe fajin për këtë duket se e ka duhani. Shkencëtarët thonë se sikur duhani të eliminohej, rastet e kancerit në mushkëri do të pakësoheshin deri 90 për qind. Ata thonë se kanceri i mushkërive tani ka filluar të bëhet më i shpeshtë edhe mes personave që nuk pijnë duhan. Gjatë 10 vjetëve të fundit, shtimi i rasteve të tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se këta persona, megjithëse nuk pijnë duhan, punojnë, ose jetojnë në mjedise ku pihet duhan. Lënia e duhanit Sipas anketës, mbi 60 për qind e duhanpirësve kanë bërë të paktën një herë një tentativë për ta lënë duhanin. Ndërkohë që gjatë tre viteve të fundit, vetëm dhjetë për qind e atyre, që kanë bërë një tentativë për ta lënë duhanin, ia kanë arritur. Ekspertët thonë se në se duhani eliminohet, pra nëse lihet duhani, atëherë edhe ata që nuk pijnë duhan nuk do të ishin më në rrezik prej tij. Sipas tyre, me një hap të tillë, rastet e kancerit të mushkërivë mund të pakësoheshin deri në 90 për qind.


Main menu 2