Jump to Navigation

Vetëvlersimi

Është provuar nga, disa studime, që adoleshentët që zhvillojnë shqetësime të sjelljes, shpesh të shoqëruara nga përdorimi i drogave, vuajnë përgjithësisht nga vetëvlerësimi i ulët. Zhdukja e kësaj ndjenje të gabuar do tu jepte adoleshentëve shumë kapacitet rehabilitimi kundrejt këtyre problemeve. Vetvlersimi është resultati i pranimit ose i mos pranimit ndërmjet imazhit të vërtetë që adoleshenti ka për veten dhe atij që ai dëshiron. Adoleshentët në përgjithësi, kanë disa probleme vetvlersimi të paktën gjatë kalimit drejt moshës madhore; kështu, gjatë ndryshimeve fizike e psikologjike të rritjes, duhet të mësohemi të gjykojmë kapacitetet vetjake dhe të pranojmë limitet e vetvetes. Nëse në “adoleshencën e vonë” adoleshenti vazhdon të indentifikohet me imazhin e dëshiruar dhe jo me atë real, kjo mund të çojë në ndjenja inferioriteti, mungesë dashurie e respekti tek të tjerët, turp, konfuzion dhe ankth që lidhen me ekuilibrin e shëndetit mendor të tij. Vetëvlerësimi i ulët tek adoleshenti dobëson besimin në vetvete. Ata që kanë mungesë vetvlerësimi janë shumë ngurrues për tu affruar me një grup të ri ose në përballimin e situatave të ndryshme sociale.

Nuk duan të ekspozohen ndaj rezikut për te qënë i tallur, duke u dukur të ndrojtur, nervozë, ose injorantë. Ndërkohë që do të donin të rrinin të izoluar në këndin e tyre dhe në këtë mënyrë të shmangnin socializimin. Shpesh përdorin pije alkolike të forta dhe drogë per të pasur një besim artificial; por një sjellje e tillë mund të shkojë vetëm drejt deteriorimit të vetvlersimit personal. Duke qënë se ky problem mund të vazhdojëderi në moshë madore, dhe problemet e vegjëlisë lene gjurmë të përhershme tek vetëvlerësimi i adoleshentëvë, prindërit duhet të konsiderojnë cilësinë e vetëvlerësimit të fëmijëvë të tyre dhe të arrijnë të kapin që në fillim dhe gjatë gjithë zhvillimit të tyre cdo rast për ta forcuar dhe për ta konsoliduar vetëvlerësimin e fëmijëve të tyre. Duhet të mundohen të rrënjosin tek fëmijët rëndësinë e të menduarit pozitivisht dhe kapacitetin për të prannuar dështimet.

Duhet të mundohen ti shpjegojnë fëmijëve që besimi tek vetvetja është një stad mendor dhe që nuk varet nga bukuria ose nga pamja e jashtme e personale. Adoleshentët duhet të kuptojnë që nuk janë të vetmit që kanë pika të dobta, dhe prindërit duhet ti ndihmojnë që të zhvillojnë pozitivitetin në vend që të përqëndrohen në karakteristika që fëmijët i shohin si dobësi ose në mënyrë negative. Nëse prindërit shikojnë tek fëmija ndonjë sjellje anormale, si zgjedhja e miqve apo të aktiviteteve jo të rekomandueshme, në vend që të ulin autostimën e tij, duke bërë krahasime poshtëruese, duhet gjithmonë të krijojnë një atmosferë përballimi, diskutimi dhe kompromisi. Prindërit duhet edhe të jenë koshjentë dhe ti lënë fëmijët e tyre të kenë të drejtën e fjalës dhe të vendimit në vendimët që kanë të bëjnë me të gjithë familjen. Kjo do tu shërbejë fëmijëve për të kuptuar vlerën e tyre, duke influencuar pozitivisht vetvlersimin e tyre.



Main menu 2