Jump to Navigation

Truri dhe Çokollata

Në vitin 1982, dy psiko-farmakologë, Dr. Majkëll Libovic (Michael Liebowitz) dhe Dr. Donald Klajn (Donald Klein), dhanë një shpjegim pse njerëzit e mërzitur për çështje dashurie u futen çokollatave me turinj. Gjatë punës së tyre me gra që kërkonin vazhdimisht stimulime emocionale dhe që më pas kalonin në depresion, ata zbuluan që të gjitha kishin një gjë të përbashkët në gjendjen e tyre të depresionit; të gjitha, pa asnjë përjashtim, hanin sasi të mëdha çokollate. Ata spekulluan që ky fenomen kishte lidhje me kimikatin feniletilaminë (FEA), i cili na bën të ndjejmë pasionet që i shoqërojmë me rënien në dashuri, një ndjesi e ngjashme me atë të amfetaminës. Por kur merr fund emocioni i dashurisë, truri nuk prodhon më FEA, dhe ne vazhdojmë të kërkojmë atë ndjesi, shpejtësinë emocionale të kimikatit. Ku mund ta gjesh me shumicë këtë kimikat dashuri-nxitës? Tek çokollata. Kështu është e mundur që disa njerëz hanë çokollatë me shumicë sepse prodhon të njëjtën ndjesi kënaqësie që gëzojmë kur jemi në dashuri.



Main menu 2