Jump to Navigation

Rreziku nga bimët helmuese

Gjatë mbledhjes së bimëve aromatiko-mjeksore vëmendje të veçantë duhet t’i kushtojmë njohjes së bimëve helmuese. Personat që i mbledhin këto bimë duhet t’u përmbahen disa këshillave që nga mbledhja e tyre e deri tek paketimi. Gjate grumbullimit apo përpunimit të bimëve aromatiko-mjeksore nuk lejohet ngrënia e ushqimit, pirja e duhanit si dhe prekja e syve me dorë. Pas çdo pune duhen larë duart me sapun dhe me ujë të nxehtë disa herë. Bimët helmuese, gjithmonë, duhet t’i ndajmë në objekte të veçanta nga bimët e tjera. Nëse helmohemi, menjëherë duhet të lajmërojmë mjekun dhe t’i tregojmë se për cilën bimë helmuese bëhet fjalë. Rëndësi te veçantë ka edhe mbledhja e rrënjëve.

Duhet pasur kujdes që ato të mos përmbajnë shtesa të ndryshme që mbesin gjatë nxjerries së tyre. Prandaj bari i përfituar duhet të jetë plotësisht i pastër, homogjen dhe t’i përkasë së njëjtës bimë.



Main menu 2