Jump to Navigation

Si duhet të mbidhen BMTE

Gjatë mbledhjes së bimëve mjekësore duhet pasur kujdes. Kështu lulet dhe gjethet nuk duhet të dëmtohen. Sa më shpejt që të jetë e mundur, ato duhet t’i vendosim në vendin ku duhet të thahen (ambjente me hije), sepse nëse ato qëndrojnë për një kohë të gjatë pa u vendosur ne keto ambjente, atëherë ato humbasin përmbajtien e lëndëve kuruese.

Gjatë mbledhjes së bimëve mjeksore grumbulluesit duhet të jenë të pajisur edhe me mjete të cilat shpejtojnë proçesin e vjeljes si dhe ruajtien e tyre nga dëmtimet. Kështu lulet këputen me dorë, por nganjëherë edhe me gërshërë. Pjesët mbitokësore mblidhen duke i prerë me thikë, me gërshërë. Asnjëherë nuk duhet t’i mbledhim të gjitha bimët në një rajon sepse disa prej tyre duhet t’i lëmë, në mënyrë që ato të shumëzohen. Gjithmonë grumbullimi dhe mbledhja nuk duhen bërë në kohë me shi, me mjegull, erë dhe temperature të lartë.



Main menu 2