Jump to Navigation

Operacionet Estetike te Gjinjëve

Kirurgu plastik ka mundësi t’i zmadhojë, zvogëlojë, t’i rimodelojë, pra t’i rimodelojë gjinjtë, të cilët janë dëmtuar nga shtatzënia, nga incidentet apo nga sëmundjet e ndryshme.
Operacionet mund të ndahen në zvogëlime, zmadhime dhe rekonstruksione të gjinjve, më të shpeshta janë rastet e kërkesave për zmadhim të gjinjve/augmentimi.
Rritja e gjinjve/augmentacioni është intervenim kirurgjik, të cilin pacientja e zgjedh për shkak të madhësive të ndryshme të gjinjve *njëri gji është më i madh se tjetri*, për shkak të humbjes së vëllimit të gjirit pas shtatzënisë dhe laktacionit / dhënies gji, apo pas dietave rigoroze, por më së shumti, kur gjinjtë nuk janë mjaft të mëdhenj sipas dëshirës së pacientes.
Paraprakisht caktohet vëllimi dhe forma e implantatit, i cili do të plasohet, varësisht nga dëshira e pacientes, pastaj caktohet lloji i incisionit, inframamar, Axillar apo periaurikular. Implantati mund të plasohet nën gjëndër apo nën muskul.

Implantati nuk shkakton pengesa në dhënie gji. Operacioni zgjat 1.5. Bëhet në anestezion të përgjithshëm. Kthimi në aktivitete normale të përditshme bëhet pas 2 javëve.

Mamoplastika redukcionale dhe Mastopexia
Zvogëlimi/pra korrektimet reduktuese dhe ri-modeluese zvogëlojnë zakonisht perimetrin e gjinjve dhe spostimin e areoles me thitha në pozitë më të lartë. Indikohet te gjinjtë hipertrofik, të cilët pos pengesave estetike shkaktojnë dhe pengesa funksionale, dhimbje shpine dhe ndryshime në lëkurë.

Ndërsa në rastet te gjinjtë e varur mund të ngrihen dhe të modelohen me anë të intervenimit kirurgjik – Mastopexy, pra me ç’rast bëhet ngritja dhe modelimi i gjinjve të varur, dukuri kjo e cila paraqitet zakonisht tek femrat pas shtatzënive dhe dhënies gji. Në raste kur kemi mungesë të gjendjes normale, pos ngritjes së gjinjve bëhet edhe rritja në një akt, qoftë me proteza të silikonit apo me ind autolog të gjirit. Operimi bëhet në anestezion të përgjithshëm, kurse periudha post-operative zgjat 10 ditë.



Main menu 2