Jump to Navigation

Facelifting

Face lifting (ritidektomia) është intervenim kirurgjik, me të cilin bëhet tërheqja e lëkurës së rrudhur të fytyrës, bëhet eliminimi i masave yndyrore të tepërta në disa pjesë të fytyrës, bëhet tërheqja e muskujve nën lëkurën e fytyrës, si dhe tërheqja e vetë lëkurës së fytyrës dhe qafës. Ndryshe ky operacion bën pjesë në operacionet e përtëritjes. Përmes këtij operimi fytyra e lodhur dhe e lëshuar e rrudhur freskohet, pra fiton një pamje freskët të pushuar. Shpeshherë ky intervenim bëhet së bashku me intervenimin e tërheqjes së ballit si dhe me operimin e kapakëve të syve. Mund të bëhet me anestezion lokal apo me anestezion të kombinuar. Operimi zgjatë 3-5 orë. Pacienti i kthehet aktivitetit normal të jetës pas 10 ditëve. Edema, hematomat mund të zgjasin 3 deri 4 javë.


Main menu 2