Jump to Navigation

Korigjimi i Kapakeve te Syrit

Operimi i kapakëve të syrit (blefaroplastika), është procedurë, me të cilën bëhet largimi i masave të deponuara yndyrore nga kapaku i sipërm dhe i poshtëm i syrit. Me anë të këtij intervenimi kirurgjik bëhet largimi i masës së fryrë të vendosur në kapakun e sipërm të syrit, e cila me peshën e vet shkakton dhimbje, kur sytë janë të hapur gjatë. Me këtë operim gjithashtu mënjanohen edhe të ashtuquajturat qeset e fryra nën sy, të cilat i japin fytyrës një pamje të lodhur dhe më të vjetër.

Ky intervenim kirurgjik estetik bëhet me anestezion lokal. Operimi zgjat 1 orë. Pacienti i kthehet aktivitetit normal të jetës pas 1 jave.



Main menu 2