Jump to Navigation

Si bëhet korrigjimi i veshëve – Otoplastika

Veshët llaposh shpesh janë shkak i talljeve, sidomos tek fëmijët e vegjël. Kjo dukuri ka mundësi të korrigjohet me anë të operimit estetik të veshëve – që në mjekësi quhet otoplastika dhe nënkupton një incizion pas llapës së veshit me ç’rast modelohen kartilagjet dhe bëhet palosja e veshëve. Incizioni është minimal, i cili pas disa muajve nuk dallohet fare. Ky intervenim realizohet me anestezion lokal. Pas operimit veshët mbahen të lidhur me fashë 2 javë. Trajtimi zgjat gjithsej 2 javë.


Main menu 2