Jump to Navigation

Çfarë e shkakton ÇP?

Kërkuesit mendojnë që ka një sëre faktorësh që ndikojnë në krijimin e çregullimeve të personalitetit. Ata mendojnë që një faktor është trashëgimia. Psh studimet kanë treguar , që ka një lidhje biologjike mes çrrregullimeve të personalitetit dhe skizofrenisë. Një tjetër faktor i rëndësishëm është atashimi me njerëzit, ndërkohë që këta individë rriten. Traumat e hershme janë një faktor tjetër precipitues drejt ÇP.

Rrethanat familjare mund ta bëjnë një person vulnerabël drejt ÇP. Të gjithë këta faktorë e bëjnë një person të predispozuar drejt çrregullimeve të personalitetit. Kështu studimet thonë se në përgjithësi individët me ÇP , kanë raportuar edhe për fenomene braktisjeje, apo abuzimi psikologjik dhe fizik.

Përse diagnoza diferenciale e tyre krijon polemikë?
Ekspertët i përshkruajnë individët me çrregullim personaliteti si “Të skajshëm në kufij”, kjo dhe për shkak të pozicionit, që ato kanë në DSM IV-R. Ato gjenden mes grupit të madh të çrregullimeve të humorit dhe psikotike. Ti vendosësh njerëzit në përkufizime të ngushta është gati e pamundur, sepse çdo individ është i vecantë dhe kompleks. ¨është një gabim të mendosh që nëse një njeri ka një etiketim ose diagnostikim psikiatrik, të përdoren këto terma për t’i paragjykuar ose dhe më keq për t’i stigmatizuar ata.
Përkundrazi, ne duhet të mësojmë më shumë për këta individë. Çrregullimet e personalitetit mund të shihen, si shembuj ekstremë të tendencave që gjithsecili prej nesh ka. Tiparet negative të personalitetit dhe sjelljet ekstreme shpesh tolerohen dhe shihen si të justifikueshme dhe të pashmangshme nëse personi është i talentuar, i famshëm ose kreativ.

Nga ana tjetër personi, që është gjithnjë i irrituar ose i vetëkënaqur mund ta gjejë veten fare lehtë të mohuar, dhe të injoruar shumë më tepër madje, se një person që është diagnostikuar me ÇP, i cili shihet si shumë më i pranueshëm për të qëndruar me të. Etiketimi i njerëzve si i varur, mazokist, i papërshtatshëm mund të rezultojë fyese dhe lënduese. Ndoshta ishte dhe kjo arsyeja pse profesionistë mjekësorë i dhanë këtyre njerëzve këto etiketa, mbase sepse këta njerëz ishin të vështirë në një mënyrë apo në një tjetër. Të mbijetuarit e shumtë të dhunës në familje ose abuzimit të fëmijëve, janë diagnostikuar gabimisht me një çrregullim të personalitetit, sepse ata kanë zhvilluar simptoma posttraumatike, të gjata në kohë dhe  përfshirëse, të cilat janë keqlexuar si pjesë themelore të personalitetit të tyre.



Main menu 2