Jump to Navigation

Acidi piruvik

Ky alfa-ketoacid me tre atome te karbonit, është një pike tjetër takimi e rrugëve metabolike. Acidi piruvik rrjedh kryesisht nga glukozë 6-fosfati, nga acidi laktik dhe nga alanina. Acidi laktik nuk është gje tjetër veçse forma e reduktuar e acidit piruvik, reduktimi i acidit piruvik i katalizuar nga laktat dehidrogjenaza. shërben për te rigjeneruar NAD*, qe i lejon glikolizes te funksionoje ne kushte anaerobike. Acidi laktik i formuar ne indet aktive nga pikëpamja metabolike, si për shembull, muskuli ne aktivitet tkurrës, rioksidohet me pas ne acid piruvik, kryesisht ne mëlçi. Një reaksion tjetër lehtësisht i kthyeshëm, i cili zhvillohej ne citosol, është transaminimi i acidit piruvik, një alfa-ketoacid, ne alanine, qe është korresponduesi i acidit piruvik.

Aminoacide te ndryshëm janë ne gjendje te futen ne rrugët metabolike kryesore, me këtë mekanizëm. Anasjelltas, aminoacide te ndryshëm mund te sintetizohen me ane te transaminimit qe është një pike e rëndësishme e shkëmbimit te ndërsjelle midis metabolizmit te karbohidrateve dhe metabolizmit te aminoacideve. Një destinacion i trete për acidin piruvik është karboksilimi i tij ne acid oksalacetik, ne brendësi te mitokondrive. Ky reaksion dhe transformimi i mëtejshëm i acidit oksalacetik, kapërcen një prej reaksioneve te pakthyeshëm te glikolizes dhe lejon kështu, sintezën e glukozit, duke u nisur nga acidi piruvik.

Karboksilimi i acidit piruvik është i rëndësishëm edhe për funksionin e tij te zëvendësuesit te ndërmjetësve te ciklit te Krebs-it. Destinacioni kryesor i katërt i acidit piruvik, është dekarboksilimi i tij oksidues ne acetil KoA. Ky reaksion i pakthyeshëm qe ndodh ne brendësi te mitokondrive është një reaksion kyç i metabolizmit: ka funksionin te shpërndajë atomet e karbonit qe vijnë nga karbohidratet dhe nga aminoacidet, drejt oksidimit ne ciklin e acidit citrik. Aminoacide te ndryshëm janë ne gjendje te futen ne rrugët metabolike kryesore, me këtë mekanizëm. Acidi piruvik transformohet me shpejtësi ne acetil KoA, vetëm ne qofte se ka një nevoje për ATP, ose për fragmente bikarbonike për sintezën e lyrave.



Main menu 2