Jump to Navigation

Glukozë 6-fosfati

Glukozi qe hyn ne një qelize fosforilohet me shpejtësi ne glukozë 6-fosfat, i cili mund te ruhet ne trajtën e glikogjenit te shpërbehet deri ne acid piruvik, ose te transformohet ne riboz 5- fosfat. Kur glukozë 6-fosfati dhe ATP janë ne sasi te mëdha, atëherë formohet glikogjeni.

Glukozë 6-fosfati kanalizohet ne rrugën glikolitike, kur ekziston nevoja për ATP ose për skelete atomesh te karbonit për proceset biosintetike. Pra, transformimi i glukozë 6-fosfatit ne acid piruvik mund te jete si anabolik ashtu edhe katabolik. Destinacioni kryesor i trete i glukozë 6- fosfatit, ai i rrugës se hekzoz monofosfatit, furnizon NADPH për proceset biosintetike dhe riboz 5-fosfatin. Glukozë 6-fosfati, mund te formohet nga shpërbërja e glikogjenit ose nga sinteza, duke u nisur nga acidi piruvik, nëpërmjet glikoneogjenezës.



Main menu 2