Jump to Navigation

Rrugët kryesore metabolike dhe sitet e kontrollit te tyre

1- Glikoliza. Kjo seri reaksionesh, qe zhvillohet ne citosol, transformon një molekule te glukozit ne dy molekula te acidit piruvik. duke prodhuar dy ATP dhe dy NADH. Ne kushte anaerobike si ne muskulin skeletik ne aktivitet te plote, ky rigjenerim ndodh ne saje te reduktimit te acidit piruvik ne acid laktik. Ne kushte aerobike, NAD* riformohet nëpërmjet transferimit te elektroneve nga NADH tek O, përmes vargut transportues te elektroneve. Glikoliza kryen dy funksione kryesore: shpërben glukozin për te formuar ATP dhe furnizon skelete te atomeve te karbonit për proceset biosintetike. Shpejtësia e transformimit te glukozit ne acid piruvik rregullohet ne mënyrë te atille qe te arrihet ky objektiv i dyfishte. Një përqendrim i larte i ATP inhibon fosfofruktokinazen. Ky efekt inhibues fuqizohet nga acidi citrik dhe anulohet nga AMP.

2- Cikli i acidit citrik, cikli i Krebs-it. Kjo rruge finale e përbashkët e oksidimit te molekulave me prejardhje nga dieta karbohidrate, aminoacide, acide lyrore, ndodh ne brendësi te mitokondrive. Pjesa me e madhe e këtyre molekulave hyn ne cikël ne formën e acetil KoA. Oksidimi i plote i një njësie te acetilit gjeneron një GTP, tre NADH dhe një FADH2. Këto katër çifte elektronesh transferohen tek O, nëpërmjet vargut transportues te elektroneve, dhe kjo çon ne formimin e një gradienti protonesh, qe nga ana e vet, përcakton sintezën e njëmbëdhjete te ATP. Cikli i acidit citrik kryen edhe një rol anabolik, duke furnizuar produkte te ndërmjetme për proceset biosintetike, për shembull, suksinil KoA, e cila kontribuon ne ndërtimin e një pjese te skeletit te atomeve te karbonit te porfirinave.

3- Rruga e hekzoz monofosfatit. Kjo seri reaksionesh qe ndodhin ne citosol, ka dy funksione: prodhimin e NADPH për proceset biosintetike reduktuese dhe formimin e riboz 5-fosfatit për sintezën e nukleotideve. Grupi fosforik qe NADPH ka me shume se NADH, ben te mundur dallimin midis tyre ne qelize. Fale këtij ndryshimi midis dy molekulave, mund te verifikohet prania e njëkohshme e një raporti te larte NADPH/NADP+ dhe e një raporti te larte NAD+/NADH. Për pasoje, proceset biosinteike reduktuese dhe glikoliza mund te zhvillohen me shpejtësi te larte njëkohësisht.

4- Glukoneogjeneza tek mëlçia dhe veshkat, glukozi mund te sintetizohet nga acidi laktik, gliceroli dhe aminoacidet. Pika e hyrjes kryesore për këtë rruge metabolike është ne nivelin e acidit piruvik, i cili karboksilohet ne acid oksalacetik tek mitokondrite. Acidi oksalacetik, dekarboksilohet dhe fosforilohet ne citosol, duke dhëne acidin fosfoenolpiruvik. Reaksionet e tjera te veçanta te glikoneogjenezës, ne krahasim me glikolizen, janë dy etapa hidrolize, ndërsa te njëjtat molekula kane efekte te kundërta mbi fosfofruktokinazen, enzimën rregulluese te shpejtësisë se glikolizes.

5-. Sinteza dhe shpërbërja e glikogjenit. Glikogieni qe është një forme depozite e glukozit, është një polimeri i degëzuar mbetjesh te glukozit. Ndërmjetësi i aktivizuar për sintezën e tij është ADpglukozi, qe formohet nga glukozë l-fosfati dhe UTP. Glikogjen sintetaza katalizon transferimin e glukozit nga UDP-glukozi tek mbetja hidroksi-fundore e një vargu ne fazën e rritjes. Shpërbërja e glikogjenit kryhet nëpërmjet një rruge te ndryshme nga sintetaza e tij. Fosforilaza katalizon thyerjen e glikogjenit duke përdorur ortofosfat e duke prodhuar glukozë 1 - fosfat.

6- Sinteza dhe shpërbërja e acideve lyrore. Acidet lyrore sintetizohen ne citosol me ane te shtimit te njësisë me dy atome te karbonit mbi një varg ne faze rritjeje. Malonil KoA, qe është ndërmjetësi i aktivizuar, formohet përmes karboksilimit te acetil KoA. Grupet acetile transportohen nga mitokondrite ne citosol nëpërmjet acidit citrik. Ky efekt furnizon një pjese te NADPH se domosdoshme për reduktimin e njësisë se acetilit te shtuar, ndërsa pjesa tjetër e NADPH furnizohet nga rruga e hekzoz monofosfatit. Acidi citric stimulon acetil KoA karbokksilazen, enzimën qe katalizon etapën kufizuese. Kur kemi bollëk te ATP dhe acetil KoA , përqendrimi i acidit citrik rritet , dhe kjo ben qe te rritet shpejtësia e acideve lyrore. Acidet lyrore shpërbehen nga një rruge tjetër ne një kompartiment te ndryshëm qelizor. Shpërbërja e acideve lyrore ne acetil KoA kryhet, nëpërmjet B-oksidimit. Acetil KoA hyn me pas ne ciklin e acidit citrik (cikli i Krebs-it), ne qofte se acidi oksalacetik është i mjaftueshëm. Përndryshe, acetik KoA transformohet ne trupa ketonike. FADH2 dhe NADH qe formohen nga Boksidimi, transferojnë elektronet e tyre tek oksigjeni O2, nëpërmjet vargut transportues te elektroneve. Ashtu si dhe për glikolizen, B-oksidimi mund te vazhdoje te funksionoje vetëm ne qofte se NAD* dhe FAD i konsumuar do te rigjenerohen. Kryqëzime metabolike themelore: glukozë 6-fosfati, acidi piruvik dhe acetik KoA Është e mundur te kuptojmë me mire faktorët qe qeverisin fluksin e molekulave ne metabolizëm, duke hetuar atë qe ndodh ne tre kryqëzime themelore: glukozë 6- fosfati, acidi piruvik dhe acetil KoA. Secila prej këtyre molekulave mund te këtë destinacione te ndryshme.



Main menu 2