Jump to Navigation

Biosinteza dhe metabolizmi i ABA

ABA është një terpenoid me 15 atome karboni, qe përfundon me një grup karboksil. Biosinteza e ABA kryhet ne kloroplaste dhe plaste te tjera. Sinteza e ABA ndodh nga copëtimi i karotenoideve te pranishëm ne plaste.

Integrimi i Metabolizmit

1. ATP përdoret si monedhe shkëmbimi e energjisë ne te gjithë metabolizmin. Potenciali i larte i transferimit te fosfateve te ATP, e ben atë te afte te funksionoje si burim energjie gjate tkurrjes muskulore, ne amplifikimin e sinjaleve dhe ne proceset biosintetike. Hidroliza e një molekule te ATP ndryshon raportin e ekuilibrit midis produkteve dhe reagenteve te një reaksioni te çiftëzuar me një faktor prej 108. Pra, një seri reaksionesh te pafavorizuar nga pikëpamja termodinamike, mund te transformohet ne një seri shume te favorizuar me ane te çiftëzimit me një numër te mjaftueshëm molekulash te ATP.

2. ATP. formohet nëpërmjet oksidimit te molekulave me funksion karburanti. p.sh. glukozi. acidet lyrore dhe aminoacidet. Perberesi i ndërmjetëm i përbashkët për pjesën me te madhe te këtyre oksidimeve është acetil KoA. Një acetil oksidohet plotësisht deri ne CO ne ciklin e Krebs-it, duke patur formim te njëkohshëm te NADH dhe FADH,. Këta si monedhe shkëmbimi e transportues elektronesh transferojnë me pas elektronet e tyre me potencial te larte ne vargun e frymëmarrjes. Fluksi i elektroneve ne drejtim te oksigjenit (O2) provokon një pompim protonesh përmes membranës se brendshme te mitokondrive. Ky gradient protonesh përdoret për te prodhuar AIP. Glikoliza është rruga determetabolike qe prodhon ATP, por sasia qe formohet është shume here me e vogël se sa ajo qe formohet gjate fosforilimit oksidues. Oksidimi i glukozit ne acid piruvik prodhon vetëm dy ATP, ndërsa ne oksidimin e plote te glukozit ne CO, formohen tridhjete e gjashte ATP.

3. NADHP është donator kryesor i elektroneve gjate proceseve biosintetike reduktuese. Ne pjesën me te madhe te proceseve biosintetike, produktet gjenden ne një gjendje me te reduktuar se prekursoret e tyre, prandaj, qe këto procese te zhvillohen, përveç ATP, duhet edhe fuqia reduktuese. Elektronet me potencial te larte te domosdoshëm për funksionimin e këtyre reaksioneve, furnizohen zakonisht nga NADPH. Për shembull, ne biosintezën e acideve lyrore, grupi ketonik i njësisë bikarbonike qe shtohet, reduktohet ne grup metilenik nga futja e katër elektroneve qe e kane origjinën nga dy molekula te NADPH.

4. Molekulat biologjike ndërtohen duke u nisur nga një numër i kufizuar përbërjesh te thjeshta. Numri i madh i molekulave perberese te organizmave te gjalla, sintetizohet duke u nisur nga një numër shume i vogël prekursoresh. Edhe rrugët metabolike qe gjenerojnë ATP dhe NADPH furnizojnë molekula, te cilat përdoren ne biosintezat e molekulave me komplekse. Për shembull, acidi fosfoenolpiruvik, furnizon një pjese te skeletit te atomeve te karbonit te aminoacideve aromatike. Acetil- KoA, qe është perberesi i ndërmjetëm me prejardhje nga dieta, furnizon njësi karbonike ne shume biosinteza te tjera. Riboz 5-fosfati, qe formohet se bashku me NADPH, formon njësinë glucidike te nukleotideve. Shume procese biosintetike kërkojnë edhe njësi monokarbonike. Formimi i këtyre derivateve është ngushtësisht i lidhur me metabolizmin e aminoacideve. Rrugët kryesore metabolike kryejnë, pra role anabolike dhe katabolike.

5. Rrugët biosintetike dallohen pothuajse gjithnjë nga rrugët shperberese. Për shembull, rruga për sintezën e acideve lyrore është e ndryshme nga rruga për shpërbërjen e tyre. Ne mënyrë te ngjashme, glikogjeni sintetizohet dhe shpërbehet nëpërmjet dy serive te ndryshme reaksionesh. Ky dallim u lejon rrugëve biosintetike dhe atyre shperberese te përfitojnë ne çdo moment prej kushteve te favorshme nga pikëpamja termodinamike. Për shembull, ne shndërrimin e acidit piruvik ne glukoze konsumohen katër lidhje makroenergjike- P, me shume ne krahasim me ato qe formohen gjate transformimit te glukozit ne acid piruvik ne procesin e glikolizes. Koncepti themelor është qe shpejtësitë e rrugëve metabolike drejtohen me shume nga aktivitetet e enzimave kyç se sa nga ligji i veprimit te masave. Ndarja e rrugëve biosintetike dhe e atyre shperberese, kontribuon shume ne efiçensen e kontrollit te metabolizmit.



Main menu 2