Jump to Navigation

Acidi ABSHIZIK

Gjate viteve 50 te shekullit te kaluar ,fiziologet studiuan dukurinë e fjetjes se sythave dhe te farave qe shkaktohej nga penguesit e rritjes. Me ane te disa teknikave u arrit te pastrohet dhe kristalizohet lënda qe rrezonte boçet e pambukut dhe qe quhej abshizine II. Ne te njëjtën kohe u zbulua edhe lënda qe shkaktonte fjetjen e sythave e emërtuar dormine.

Analizat kimike treguan se ajo ishte e njëjte me abshizinen dhe qe te dyja u emërtuan Acid Abshizik (ABA) ABA dhe etileni janë hormone bimore qe veprojnë ne kushte te stresit. Kjo do te thotë se ata formohen me shumice kur bima rrezikohet nga strese fiziologjike si mungesa e ujit, kripëra ne toke me shumice, temperatura te ultë, ngrica etj. Gjithashtu ABA luan rol zhvillimin normal te embrionit, formimin e proteinave te rezervës tek fara. Ai parandalon mbirjen e farave dhe te sythave dhe pengon rritjen pothuaj ne te gjitha rastet.



Main menu 2