Jump to Navigation

Etileni

Etileni është një rregullator ne gjendje e te gazte me një strukture shume te thjeshte H2C=CH2. Aktiviteti i etilenit shfaqet ne përqendrime shume te vogla. Qe ne lashtësi fiziologet ruse zbuluan se pikërisht gazi i çliruar nga qymyri, etileni shkakton disa ndikime te tjera ne rritjen e bimës si pengimin e zgjatjes se kërcellit, te rrënjës dhe trashjen e tyre.

Etileni formohet gati ne te gjitha organet e bimëve me fara. Ne filiza ai prodhohet me shume ne maje, por edhe ne pjese te tjera kryesisht ne ndërnyjat e kërcellit. Kërcejtë horizontale prodhojnë me shume se ata vertikale. Rrënjët formojnë pak, por është auksina qe nxit ne to rritjen e etilenit. Sasia e etilenit ritet shume gjate seneshences dhe rënies se gjetheve, luleve dhe frutave, sidomos frutave te pjekura plotësisht. Etileni formohet edhe nga disa baktere, disa kërpudha te tokës,por jo nga algat.

Ne bimët e larta etileni sintetizohet nga aminoacidi L-metionine i cili shndërrohet ne acid karboksilik 1- aminociklopropan- I (ACC). Enzima qe përshpejton këtë reaksion te fundit është ACCsintetaza, enzime qe është pak e qëndrueshme qe gjendet ne citoplazme.

Etapa e fundit e sintezës katalizohet nga enzima etilen-oksidaze, aktiviteti i se cilës kërkon Fe2+ si kofaktor . Reaksioni përfundimtar i formimit te etilenit ka nevoje për ATP dhe O2.



Main menu 2