Jump to Navigation

Citokinina

Citokininat janë substanca që stimulojnë ndarjen qelizore (citokineze). Ato përmbajnë adeninë si grup hidrofil. Në grupin e tyre arrin në pozicionin 6 një varg anësor jo polar me specifitet relativisht të vogël. Ne 1920 Hoberlandt zbuloi në Austri, se një komponim i panjohur i pranishëm në indet vaskulare të bimëve të ndryshme, shkaktonte ndarjen qelizore, dhe çonte në formimin e kambiumit në tuberët e prera të patateve. Ky ishte demonstrimi i pare që bimët përmbajnë komponime të quajtura citokinina, që stimulojnë citokinezën.

Në vitin 1940 J- von Overbuk gjeti që qumështi i endospermës së arrës së kokose, është i pasur në komponime që nxisin ndarjen qelizore. Në kërkim të substancave që stimulojnë ndarjen qelizore, ata gjetën një substancë të ngjashme me purinën, nga ekstrakte të ndryshme, që ishte me një aktivitet shumë të lartë. Kjo çoi në zbulimin e aftësisë së ADN për të nxitur citokinezën dhe në zbulimin, në vitin 1954, të një komponimi shumë aktiv të formuar nga prishja e ADN së autoklavuar- Ato e quajtën këtë komponim kinetine.

Megjithëse vetë kinetina nuk është gjetur në bimë dhe nuk është substanca aktive e gjetur nga Haberlandt, citokininat që kanë lidhje me të janë të pranishme në shumicën e bimëve. Stevard, gjithashtu duke përdorur teknikat e kulturave indore, me 1950, gjeti disa citokinina në qumështin e arës së kokës, që stimulojnë ndarjen qelizore në indet e rrënjëve të karotës. Këto komponime aktive kanë marrë emrat zeatine dhe zeatine riboside. Zeatina është identifikuar në Nev Zelande nga Letham, në 1964, i cili përdori si burim endospermën e misrit.
Citokininat e tjera me struktura si adeninë, të ngjashme me kinetinën,, zeatinen dhe zeatinen riboside, janë identifikuar në një numër pjesësh bimore. Citokinat e lira ekzistojnë në algat e kuqe dhe kafe dhe në diatomet, hormonet disa herë nxitin rritjen e algave.

Disa bakterie dhe kërpudha përmbajnë citokinina që mund të influencojnë në disa procese të sëmundjeve të shkaktuara nga këto mikrobe. Shumica e kërpudhave përmbajnë zeatine dhe zeatine riboside. Disa qindra citokinina sintetike janë provuar nga Skoog dhe Letham në bioprova të ndryshme. Shumica e tyre janë aktive, por ato që përdoren me zakonisht nga fiziologet e bimëve përfshijnë kinetinen dhe benzol adeninën.

Metabolizmi i Citokinines
Ne dimë shume pak se si formohet citokinina me përjashtim te pjesës adenine te molekulës. Adenina është formuar nga glicina CO2 dhe molekula te tjera te vogla, zinxhiri anësor qe është thelbësor për aktivitetin mund te afrohet ne pozicionin N6, duke përdorur izopentil pirofosfat, qe shoqërohet me humbjen e pirofosfatit.
Modifikimi i zinxhirit anësor ne karbonin 5 mund te çoje ne citokinina te tjera te njohura, ndërsa citokinina e gjetheve te plepit ka vetëm një unaze si pjese kryesore te zinxhirit anësor.
Me shume dihet rreth prishjes se strukturës se citokinines, se sa rreth sintezës se tyre. Prishja e strukturës se saj është e rëndësishme për ruajtjen e nivelit te citokinines. Një nga reaksionet qe ndodh është largimi i zinxhirit anësor. Ky është një proces inaktivizimi sepse adenina ose adenosina janë inaktive. Një tjetër mekanizëm i rëndësishëm është formimi i derivateve te sheqernave (glukozideve), sikundër ndodh me AIA dhe me giberelinen. Ne disa specie, glukoza mund te lidhet me bazën e citokinines ne atomin N, qe zë pozicionin 9 ne citokininat nukleotide dhe me grupin hidroksil te zinxhirit anësor te zeatines.

Citokininat janë te shpërndara ne frutat e reja, farat, ne gjethet e reja dhe majat e rrënjëve.
Studimet fizike dhe kimike kane treguar qe citokininat janë derivate purinone qe përmbajnë grup alkil, sulfur dhe glukoze si sheqer. Substancat ne aktivitete citokinike ndryshojnë nga citokininat purine nga disa ARN, meqë përmbajnë riboze ne vend te glukozës. Mendohet qe citokinina adenilate aktivizon sintezën e derivateve qe përfshihen direkt ne nxitjen e ndarjes qelizore. Këto substanca janë inhibitore te fuqishmen te enzimës nukleotide fosfodiesteraze ciklike ne kafshe dhe ne bime.



Main menu 2