Jump to Navigation

Giberelinat

Giberelina u zbulua fillimisht në Japoni, në studimet me bimët e sëmura të orizit që po rriteshin në një gjatësi të tepruar. Në vitin l890 e quajtën atë bakanae (sëmundja e filizave të marrë). U provua edhe ekstrakti i kërpudhave, i cili shkaktonte të njëjtën gjë si vetë kërpudha, duke treguar se e njëjta substancë kimike përgjigjej për këtë sëmundje.

Në vitin 1930 Gabuta dhe Hayashi e izoluan dhe identifikuan një komponim aktiv nga kërpudha të quajtura Giberela. Deri tani janë zbuluar 50 giberelina në kërpudha dhe në bimë. Të gjitha giberelinat kanë 19 ose 20 atome karbon. U grupuan në 4-5 sisteme unazore dhe të gjitha kanë një ose më shumë grupe karboksil. Ato janë quajtur shkurtimisht GA dhe përdoren GA,, GA2, GA, për t'u dalluar. GA. Është studiuar më tepër dhe shpesh është quajtur acid giberelik.

Komponimi i parë me sistem unazor giberelinë është aldehida GA12 molekule me 20 karbone. Nga ajo formohen giberelina c20 dhe c19 por reaksionet enzimatike janë akoma të papërcaktuara. Në gjethe, kloroplastet janë qendrat kryesore të kthimit të giberelinës.

Giberelina mund të degradohet me ngadalë, por mund të kthehet në forma të lidhura inaktive. Format e njohura të lidhura të giberelines përfshijnë glukozidet, në të cilat glukoza është lidhur me një lidhje eterike me një grup OH ose me lidhje esterike me një grup karboksil të giberelinës.
Një tjetër progres metabolik i rëndësishëm është kthimi i giberelinave me aktivitet të lartë në më pak aktive.

Cila pjese e bimës i sintetizon giberelinat?
Në qofte se këto hormone bimore gjenden në një organ bimor, mund të jenë të sintetizuara aty. Teknika e difuzimit është një ndihmë e madhe për të dalluar të dy këto mundësi.
Organi është nxjerrë dhe sipërfaqja e prerë, vendoset në kontakt me agar dhe giberelinat lejohen të difuzojnë në agar për disa orë. Sasia e mbledhur vlerësohet me bioprova dhe me anë të metodave kimike të sofistikuara. Këto sasi krahasohen me sasitë e ekstraktuara nga i njëjti organ ose ind dhe pas difuzionit, në qoftë se sasitë e difuzueshme janë më të mëdha se sa sasia e ekstraktuar, siç ndodh shpesh, qelizat duhet të jenë duke sintetizuar giberilinë ose duke e kthyer atë nga forma inaktive në formë aktive.

Teknika e difuzimit tregon që gjethet e reja janë qendrat kryesore të sintezës aktive të giberelinës. Kjo vjen nga fakti që maja e kërcellit që përmban gjethe të reja është hequr dhe pjesa e prerë është trajtuar me giberelinë ose auksine, zgjatja e lastarit nxitet në lastarët e prerë ndryshe nga ato të patrajtuara. Gjethet e maturuara kanë aftësi të pakët për të sintetizuar hormone. Rrënjët gjithashtu sintetizojnë giberelinë në sasi të konsiderueshme, siç tregohet nga teknika e difuzimit dhe giberelinat kanë efekt të pakët në rritjen e rrënjëve.



Main menu 2