Jump to Navigation

Katabolizmi i AIA-s

AIA degradohet nga acidet në solucion ujor, nga rrezatimi jonizues, drita ultraviolet, drita e dukshme në prani të pigmenteve sensibilizuese nga oksigjeni dhe peroksidi. Degradimi i AIA në indet bimore varet nga lloji indit dhe kushtet fiziologjike. Në indet e vjetra degradimi ndodh në një shkalle shumë të lartë 90% , ndërsa në indet e reja në 20 %.

Degradimi i AIA
Produktet kryesore të katabolizmit të AIA formohen nga oksidimi i AIA në disa preparate enzimatike që nxirren nga koleoptilet e drithërave. Nga disa autorë është përshkruar aktiviteti biologjik i produkteve të AIA veçanërisht i 3 Metilen Oxindolit dhe është diskutuar mundësia që këto produkte të këne aktivitet në procesin e rritës.
Kjo tezë është hedhur poshtë. Është parë që në frutat mund të funksionojë si promotor i plakjes.

Enzimat e katabolizmit të AIA
a) Vendndodhja dhe Identiteti
Dihet që bimët përmbajnë disa enzima të afta për oksidimin e AIA që njihen si AlAoksidaza. AlA oksidazat janë nxjerrë nga bimët vaskulare. Gjithashtu sistemi degradues i AIA gjendet në mëlçi në disa kërpudha, në bakteroide dhe në bakterie që izolohen nga nodulet e rrënjëve.
b)Është pranuar që edhe peroksidazat janë përgjegjëse për aktivitetin e (AIAoksiadazes) Transporti i auksinës Mënyra e veprimit të AIA ka lidhje me mënyrën e transportit të AIA nga gjethet e reja, në zonat meristematike të lastareve dhe majat e koleoptileve. Në ndryshim me lëvizjen e sheqernave, joneve dhe solucioneve të tjera, AIA mund të lëvizë përmes këtyre qelizave në qoftë se aplikohet në sipërfaqe të gjetheve të maturuara, por transporti normal në lastarë dhe bishtat e gjetheve kryhet përmes qelizave të gjalla ndoshta parenkimës së floemës, korteksit dhe palcës. Ky transport ka disa tipare të ndryshme nga transporti i floemës.

1. Lëvizja e auksinës është e ngadalshme vetëm O,5cm/ore -1,5 cm/ore si në rrënjë dhe në lastarë.
2. Transporti i AIA është në drejtim të bazës.
Transporti në rrënjë është gjithashtu polar.
3. Lëvizja e tij është një proces aktiv i cili kryhet kundër gradientit të përqendrimit.



Main menu 2