Jump to Navigation

Metabolizmi i auksinës

Prekursori kryesor i AIA-se në bimët e larta dhe në mikroorganizmat është triptofani;
1. Triptofani metabolizohet në AIA dhe kjo është vërejtur duke përdorur C14 ose H3 në triptofan në kultura të indeve bimore dhe në preparate enzimatike.
2. Fakt tjetër që triptofani është prekursor i AIA është eksperimenti me indol te shënuar dhe serinë H3.

Eksperimentet e bëra vërtetojnë se auksinat e sintetizuara nga indoli prodhohen me ndihmen e sintezës se triptofanit si ndërmjetës.
Ciklet e formimit te AIA-se nga triptofoni. Kthimi i triptofanit në AIA përfshin degradimin e zinxhirit anësor me anë të deaminimit dhe dekarboksilimit dhe dy oksidimeve.

a) Acidi indol piruvik është ndërmjetësi i parë i rrugës biosintetike për formimin e AIA. Ai formohet nga triptofanit nga disa aminotransferaza. Identifikimi i tij është i vështirë për shkak të paqëndrueshmërisë gjatë izolimit dhe sasive shumë të vogla. Një tjetër hap i rëndësishëm është formimi i indo - acetaldehides e cila formohet nga dekarboksilimi i acidit indol piruvik. Ky kalim kryhet në prani të acid indol piruvik dekarboksilazes. Kthimi i indolacetaldehides në AIA është e hapi i fundit që ndodh si në inde bimore ashtu dhe në ekstraktet e tyre. Ky reaksion kanalizohet nga oksidazë indol acetaldehida. Gjithashtu kthimi i indol acetaldehides në indol-etanol ka rëndësi të madhe për metabolizmin e indolit në bimët e larta. Mendohet se indoletanoli shërben si produkt rezervë në biosintezën eAIA. Niveli i AIA kontrollohet nga katabolizmi i AIA si dhe nga ndikimi i rregullatorëve të tjerë të rritjes.

b). Rruga e triptaminës Biosinteza e AIA realizohet nëpërmjet rrugës në të cilën triptofani  dekarboksilohet në Triptamine dhe që këtej në IndolAcetaldehide për të formuar AIA Triptofan---.>Triptamine-- àIndolacetaldehide –àAIA.

c). Rrugë të tjera - AIA mund të formohet nga indol- 3acetaldoxime Triptofan-à Indol acetaldoximeàIndolacetonitril –àAIA.



Main menu 2