Jump to Navigation

Metabolizmi, sinteza dhe degradimi i AIA

AIA është e ngjashme nga ana strukturale me aminoacidin triptofan. Për sintezën e AIA njihen dy mekanizma, ku secili përfshin largimin e grupit aminik dhe te grupit terminal karboksil nga zinxhiri anësor i triptofanit. Rruga me e preferuar ne shumicën e specieve është dhënia e grupit aminik ne një alfa-ketoacid tjetër nëpërmjet reaksionit të transaminimit për të formuar acidin indol-piruvik dhe pastaj dekarboksilimi i indolpiruvatit për të formuar indolacetaldehidin.

Nëpërmjet oksidimit të indolacetaldehidit kalohet në AIA. Ky kalim realizohet në sajë të disa enzimave të cilat janë më aktive në indet e tjera që janë në zhvillim, siç janë, gjethet e reja dhe frutat.
Në këto inde përmbajtja e auksines është shumë e lartë gjë që tregon se ajo sintetizohet aty.

Është logjike që bimët duhet të kenë disa mekanizma që të largojnë hormone të fuqishëm si AIA, kur ato nuk janë më të nevojshme dhe metabolizmi i AIA-se realizohet nëpërmjet dy proceseve të rëndësishëm. AIA kombinohet me molekula të tjera dhe formon derivate të caktuara të quajtura auksina te lidhura.

Auksina të lidhura janë produkte komplekse që përmbajnë glukozë, proteinë dhe komponime fenolike. Procesi tjetër për largimin e AIA-së është degradues, enzima që katalizon këtë reaksion është quajtur AIA-oksidaza.

Auksinat sintetike nuk shkatërrohen nga oksidaza të tilla dhe qëndrojnë në bimë shumë më tepër se sa AIA.



Main menu 2