Jump to Navigation

Fitohormonet

Në këtë kapitull do të përmbledhim njohuritë mbi hormonet bimore dhe rregullatorët e rritjes. Substancave, që shfaqin një aktivitet të tipit hormonal tek bimët u atribuohet emri fitohormone.

Ç'është hormoni bimor?
Shumica fiziologëve të bimëve kanë dhënë një përcaktim të ngjashëm me hormonet e zhvillimit të kafshëve:
Hormoni bimor është një komponim organik i sintetizuar në pjesë te ndryshme të bimës, i cili shpërndahet në pjesë të tjera të bimës ku në përqendrime shumë të ultë shkakton efekte fiziologjike.
Ky koncept me thellimin e studimeve mori formë më të plotë aq sa sot njohuritë mbi hormonet mund te përmbledhin : a) vendin e sintezës së hormonit b) transportin nga burimi në vendin e veprimit dhe c) veprimin e hormonit në vendin shenjë.

Shumica e aktiviteteve rregulluese në qelizë shpjegohen me veprimin e pesë gruphormoneve kryesore: auksinave, guberelinave, citokininave, etilenit dhe acidit abshizik ose me bashkëveprimin midis tyre.

Rritja e bimëve është një proces kompleks, në të cilin përfshihen substanca të shumta fiziologjikisht aktive, disa prej të cilave edhe pse të pranishme në sasi minimale, realizojnë kontrollin dhe rregullimin e funksioneve të rëndësishme biologjike të organizmit bimor, si fillimin e organeve të ndryshme, lulëzimin, etj.



Main menu 2