Jump to Navigation

Metabolizmi dhe biosinteza

Metabolizmi (greq. μεταβολή, metavoli = shkëmbim) apo shkëmbimi i lëndëve, është tërësia e reaksioneve kimike dhe fizike që ndodhin në një gjallesë, organizëm apo në një pjesë të tij. Ky proces është baza e jetës, që lejon një qelizë të rritet dhe riprodhohet, të ruajë ndërtimin e saj, dhe ti përgjigjet mjedisit të saj.

Proceset katabolike. Proceset anabolike Procesi i metabolizmit ndahet në dy pjesë:
• anabolizmi, që prodhon molekula të ndërlikuara nga më të thjeshtat, duke përdorur energjinë e prodhuar nga katabolizmi për të ndërtuar përbërësit e qelizave si p.sh. proteinat dhe acidet nukleike;
• katabolizmi, që kryen shpërbërjen e molekulave të ndërlikuara në të më të thjeshta, duke prodhuar energji, p.sh. shkatërrimi i ushqimit në frymëmarrjen qelizore.

Proceset anabolike janë endoergonikë, ndërsa ato katabolikë ekzoergonikë. Proceset metabolike që përmbajnë një përbërës anabolik dhe një katabolik quhen nganjëherë amfibolikë.

Proceset metabolike, edhe tek organizmat më të thjeshtë, formojnë një rrjet metabolic shumë të ndërlikuar, të nën ndarë në zinxhirë metabolikë dhe cikle metabolike.
Çdo molekulë që merr pjesë në metabolizëm quhet metabolite. Çdo përbërje që rrjedh nga katalizatori quhet enzimë.



Main menu 2