Jump to Navigation

Teobromina (C7H8N4O2)

Teobromina (3, 7 dimeril ksantina) është një alkaloid i hidhur i bimës se kakaos (Theobroma cacao) e gjendur ne Çokollatë. Ajo gjendet gjithashtu në fara të kafesë (coffea Arabica), në farat e çajit (Thea sinensis). Pavarësisht emrit, përbërja nuk përmban brom. Ajo është substancë kristalore, e tretshme në ujë të ngrohtë, me shije të hidhur.

Teobromina është një isomer i teofilinës. Përdoret për trajtimin e edemes, arteriosklerozës, sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare dhe hipertensionit. Në mjekësinë moderne përdoret si zgjerues i enëve të gjakut, si diuretik dhe stimulant i sistemit nervor qendror. Në doza të larta, shoqërohet me efekte anësore si: pagjumësi, gjendje ankthi, urinim i shpeshtë, humbje oreksi, marrje mendsh, e të vjella. U izolua për herë të parë nga farat e bimës së kakaos, më 1878, dhe u sintetizua pak kohë më pas prej kantinës nga Herman Emil Fischer.



Main menu 2