Jump to Navigation

Kafeina

Kafeina (I,3,7 - trimetil ksantina), është një alkaloid kristalin i bardhë që përdoret si një medikament stimulant dhe si diuretik tek njerëzit dhe kafshët. Ajo gjendet në gjethet dhe farat kafesë, gjethet e çajit, si dhe në një numër bimësh të ndryshme, ku ajo luan rolin e një pesticidi natyral. Kafeina ka shije të hidhur dhe është pa erë. Shkrin në temperaturën 2370C. Tretet në ujë të ngrohtë dhe me vështirësi në ujë të ftohtë, me ngrohje sublimon.

Kafeina në sasi të vogla është një simulant i sistemit nervor qendror, që redukton lodhjen fizike dhe rrit përqendrimin nervor, shton aftësinë filtruese të veshkave, shpejton qarkullimin e gjakut, rrit tensionin dhe funksionimin normal te zemrës.

Por ne doza të larta ajo shoqërohet me një sërë efektesh anësore si: shqetësim, pagjumësi, dhimbje koke, rrahje të shpeshta të zemrës, rritje të tensionit, nxitje të forta të sistemit nervor, diare e tjera.
Kafeina përgatitet nga frutat e thata te kafesë qe përpunohen ne t 120oC dhe ekstraktohen me ujë te ngrohte.



Main menu 2