Jump to Navigation

Kokaina

Kokaina (C17 H21NO) është një alkaloid i izoluar nga gjethet e bimës koka (bimë e familjes Erythroxylaceae), e rritur në pjesën veri-perëndimore të Amerikës së Jugut. Kokaina, është substance kristaline me ngjyre te bardhe, qe shkrin ne temperaturën 980C. Tretet mire ne alkool, eter, kloroforme, por tretet me vështirësi ne ujë.

Përdoret ne formën e klorhidratit, është substance helmuese. Kokina është një stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te vogla shkakton eufori, por ne doza te mëdha shkakton edhe vdekjen qe vjen si rezultat i paralizës te sistemit te frymëmarrjes. Kokaina paralizon nervat periferike prandaj përdoret në mjekësi si anestezik lokal, sidomos në kirurgjinë e syve, të hundës, fytit e tjerë.

Përdorimi i shpeshtë i saj mund te shkaktojë apasionimin dhe ambientimin e organizimit gjë që shpie në narkomaninë e quajtur kokainizëm. Alkaloidi i kokainës u izolua për herë të parë nga kimisti gjerman Friedrich Gaedcke në 1855, ndërsa sinteza e parë dhe struktura e saj u realizua nga Richard Villstatter, në 1898.

Është alkaloidi më i rëndësishëm i cili gjendet në gjethet e bimës Koka. Është substancë kristalore e cila tretet me vështirësi në ujë. Në mjekësi përdoret si anestetik lokal. Është drogë shumë helmuese e cila shkakton varësinë tek përdoruesi dhe bën pjesë në drogat ilegale.

Vartësia është kryesisht emocionale por në disa raste edhe vartësi fizike. Kokaina është stimulues i fuqishëm i sistemit nervor qendror SNQ me efekte të përshkruara si më poshtë, rritja e përqendrimit dhe vigjilencës,humbja e frikës, eufori etj.

Në shumicën e rasteve janë substanca kristalore, vështirë të tretshme në ujë, të cilat reagojnë në mënyrë bazike dhe kanë shije të ithët. Me acide formojnë kripëra kristalore të cilat në ujë tretën mirë dhe shërbejnë për pastrimin e tyre, kurse me reagim me baza ato përsëri ndahen në gjendje të pastër.



Main menu 2