Jump to Navigation

Atropina (C17H23NO3)

Atropina, është një alkaloid i ekstraktuar nga bima Atropa belladonna dhe nga bimë të tjera të familjes Solanaceae. Atropina është substancë kristalore e bardhe, me temperaturë të shkrirjes 1150. Tretet lehtë në alkool, kloroform, eter, glicerinë. Ndonëse tretet me vështirësi në ujë. Ka veprim të fortë helmues. Atropina shkakton paralizë të gjymtyrëve dhe te zemrës. Në mjekësi, ajo përdoret në formën e kripërave e saj, si sulfat i atropinës.

Atropina ka veti të zgjerojë beben e syrit, dhe në doza të vogla ajo pakëson sekrecionet e gjëndrave (të pështymës, djersës) dhe gjithashtu shërben si antidotë në rastet e helmimeve nga insekticidet ose në rastet e helmimit me kërpudhën Amantia muscaria Atropina përdoret gjithashtu në spazmat e tubit tretës, në astmën bronkiale etj. Ajo hidrolizohet në tropinë dhe acid tropic.

Atropina nxirret nga gjethet dhe rrënjët e bimës Atropa belladonna dhe nga farat e bimës Datura stromanium. Kjo është substancë kristalore e cila shkrihet në 115,5° C. Ka veprim të fortë helmues. Atropina përdoret në mjekim të syrit, sepse bën të mundshëm zgjerimin e bebëzës së tij.

Në strukturën e këtyre alkaloidëve merr pjesë sistemi diciklik që emërtohet tropan, i cili përbehet nga një cikël i pirolidinës i kondensuar me ciklin e N-metilpiperidinës.
Atropina, u sintetizua për herë të parë nga kimisti gjerman Richard Villstatter, në 1901.



Main menu 2