Jump to Navigation

Kodeina (C18H21NO3)

Kodeina ose metilmorfina, merret nga opiumi dhe përdoret për vetitë e tij kundra diaresë, qetëson dhimbjet, dhe si qetësues i organeve të frymëmarrjes (lehtëson kollën). Sasia më e madhe e kodeinës sintetizohet nga metilimi i morfinës. Kodeina është substancë kristalore e bardhë, pa erë, shije të hidhur, shkrin në temperaturë 1550C.

Tretet mirë në alkool, eter, kloroformë, benzen e tjerë. Është izoluar për herë të parë nga Jean-Pierre Robiquet, në vitin 1830 në Francë.

Disa efekte anësore të lidhura me përdorimin e kodeinës sikurse edhe në alkaloidët e tjera, përfshijnë ndjesinë e euforisë, kruarje, përzierje, gjendje gjumi, tharje goje etj. Sikurse alkaloidët e tjera edhe kodeina krijon efekte varësie ndonëse simptomat që krijohen në momentin e mospërdorimit janë më të lehta se alkaloidët e tjera.

Komentet

Ju lutemi nese keni sugjerime dhe ose pyetje na dergoni ne kete forme dhe ne do t'ju pergjigjemi.
Me respekt
stetoskopi.com



Main menu 2