Jump to Navigation

Alkooli, drogat dhe shtatzënia

Menjëherë sa bëhet e ditur që pritet të vijë në jetë një fëmijë, duhet që gratë të mos përdorin alkool ose droga të ndryshme. Nëse kjo është e vështirë për gruan, atëherë duhet që ajo të kërkojë ndihmë
tek mjeku ose mamia.
Gratë shtatzëna që përdorin alkool dhe/ose droga të ndryshme mund të shkaktojnë dëmtime të embrionit dhe fetusit në çdo moment të shtatzënisë.

Mënyra e jetesës së grave shtatzëna
Gratë duhet të kenë një periudhë shtatzënie sa më të këndshme por, më e rëndësishmja për prindërit e ardhshëm është që, të sigurojnë mbarëvajtjen e shëndetit të fëmijës që do të lindë. Prandaj mënyra
e jetesës së gruas shtatzënë luan rol të rëndësishëm tek fetusi, i cili është pjesë e saj. Gjithçka që gruaja shtatzënë konsumon për të ngrënë ose pirë, tejçohet tek fetusi, në këtë rast nuk bën përjashtim as alkooli. Alkooli që gruaja shtatzënë përdor, përçohet nëpërmjet qarkullimit të gjakut në plaçentë dhe në fetus nëpërmjet litarthit të kërthizës.

Fëmija në barkun e nënës (Fetusi)
Organet e fetusit në barkun e nënës, nuk janë plotësisht të formuara për të shpërbërë alkoolin, prandaj ndikimi i alkoolit është më i madh tek fëmija sesa tek nëna vetë. Fetusi është në rrezik gjatë gjithë shtatzënisë, por shkalla e dëmtimit varet nga faza e zhvillimit të trurit të fetusit.
Zhvillimi i organeve të fetusit në barkun e nënës nuk është i njëjtë në faza të ndryshme të shtatzënisë.
Organet në vetvete janë më të ndjeshëm duke pasur parasysh fazën e zhvillimit të shpejtë të tyre.
Dihet se, një përdorim i tepruar i alkoolit në shtatzëni mund të shkaktojë dëmtime serioze tek fetusi në bark, p.sh kjo mund të rezultojë në defekte lindjeje të dukshme në fytyrë, koka mund të jetë më e
vogël se masa normale apo mund të shfaqen defekte në zemër si dhe në gjymtyrë.
Rrezikshmëria mund të shkojë deri në humbjen e fëmijës.

A ka pasoja konsumimi i birrës?
Në fakt, asnjë ndryshim nuk paraqitet midis përdorimit të birrës, verës apo alkoolit të fortë. Alkooli që gjendet në përbërjen e tyre ka të njëjtin ndikim dhe mund të shkaktojë dëmtime tek fetusi në barkun e
nënës.

Fëmija në gjirin e nënës
Edhe në rastin kur fëmija ushqehet me qumështin e nënës, është tepër e rëndësishme që gruaja të kufizojë konsumimin e alkoolit ose nëse është e mundur, të ndalojë përdorimin e tij, ndërkohë që
fëmija është në gji.
Një pjesë e alkoolit që nëna përdor, një pjesë shkon tek fëmija nëpërmjet qumështit dhe ndikimi është më i madh tek ai, sesa tek nëna vetë. Sistemi nervor i fëmijës është akoma në zhvillim, kështu që alkooli mund ta dëmtojë atë.
Përdorimi i alkoolit ndikon gjithashtu në sasinë e qumështit të nënës, p.sh, ndikimi i tij duket në ndryshimin e erës dhe shijes së qumështit.

Droga të paligjshme
Droga të paligjshme si p.sh. kanabis sativa, ekstasi, amfetamina dhe kokaina, mund të shkaktojnë humbjen e jetës së fetusit në bark, dëmtimin e plaçentës ose një lindje të parakohshme të fëmijës. Për më tepër, ka rrezik që zhvillimi normal mendor i fëmijës të dëmtohet.



Main menu 2