Jump to Navigation

Morfina (C17H19NO3)

Morfina është alkaloidi kryesor i opiumit. Është gjithashtu një produkt natyral i gjëndrave endokrine tek njerëzit dhe kafshët. Morfina është substancë kristalore e bardhë (kristalizon me një molekulë ujë).

Tretet mirë në mentol, por pak e tretshme në ujë, shkrin në 254 0C - Sikurse heroina, morfina në doza të vogla vepron direkt në sistemin nervor qendror të qetësoje dhimbjet. Morfina në doza të mëdha vepron ndaj sistemit nervor edhe si narkotik, si substancë që të vë në gjumë, dhe përdorimi i saj për një kohë të gjatë shkakton një sëmundje të rëndë e kronike morfinomanine.
Studimet kanë treguar se morfina në doza të vogla, është më superiore për qetësimin e dhimbjeve të mëdha ndaj qetësuesve të tjerë narkotikë. Ajo ndikon në peristaltikën e zorrëve ku ajo ngadalëson dhe qetëson lëvizjet tyre. Ajo është izoluar për herë të parë nga opiumi në vitin 1805, nga farmacisti gjerman Fire Vilhelm Adam Selumer.

Fjala Morfinë rrjedh nga Morpheus, një nga perënditë Greke të Ondrave. Opiumi është masa qumështore (lateks) që përftohet nga çarja e kokrrave të hashashit (Papaver Sorxriferum). Në gjendjen e tij normale, ai prodhon jo më pak se 9% Morfinë. Ai përmban rreth 25 alkaloide, si dhe dyllë, sheqer, rrëshirë, substancë aromatike e tjerë. Gjashtë alkaloidët më kryesore të opiumit janë: Morhna- kodeina, thebaina, narkeina, papaverina, narkotina.



Main menu 2