Jump to Navigation

Narkotina (C22 H23NO7)

Narkotina, është një alkaloid i opiumit dhe ndodhet në të, në masën rreth 10%, përgjithësisht në gjendje të lirë. Mund të përftohet drejtpërsëdrejti nga opiumi me eter.
Gjendet në formën e prizmave rombik (ose gjilpërash të gjata), pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije.

Temperaturë e shkrirjes është 76oC. Në një temperaturë më të lartë narkotina dekompozohet dhe shndërrohet në amoniak. Është e patretshme në ujë, por e tretshme në alkool, eter etilik, kloroform.
Vepron me acide minerale. Ka veti antipiretike. Është me pak helmuese se morfina apo kodeina.



Main menu 2