Jump to Navigation

Kinina (C20 H24 N2O2)

Kinina, u ekstraktua nga lëvorja e pemës së kininës që rritet në Amerikën e Jugut, dhe u izolua e u emërtua në vitin 19I7 , nga dy kërkues francezë Pierre Joseph Pelletier dhe Joseph Bienaime.
Sintetikisht kinina u prodhua më 1944 nga kimistët amerikanë R.B Voodvard dhe V. E. Doerina. ishte një alkaloid natyral kristalin i bardhë, e tretshme në alkool dhe eter, dhe ka një shije të hidhur. Ka karakter bazik dhe me acidin sulfurik dhe klorhidrik jep kripëra; sulfate, bisulfate etj. Është njehes i kinolinës. Kinina fillimisht, është përdorur me efikasitet për trajtimin e malaries të shkaktuar nga parazitë P.falciparum, që në shekullin e I7.

Ajo vazhdon të mbetet si një ndër medikamentet më efikas për kurimin e malaries. Kinina, gjithashtu përdoret në trajtimin e ngërçeve të muskujve dhe të artritit. Ajo lufton sëmundjen e lisë, përdoret si qetësues dhe ka veti antiinflamatore. Ka veti antiseptike dhe antipiretike. Në një dozë tepër të madhe ajo është mjaft toksike, dhe mund të shkaktojë paralizë nëse injektohet në nerv. Kinina mund të shkaktojë ritme jo normale të zemrës dhe duhet të shmanget nëse është e mundur në pacientët me rrahje të shpejta.



Main menu 2