Jump to Navigation

Nikotina (C10H14N2)

Nikotina (3 – (1 - metil - 2 - pirolidinil) piridina) e merr emrin nga bima e duhanit e quajtur Nicotiana Tabacum. Ishte higroskopike, me konsistencë vajore, tretet mirë në ujë, ka erë duhani. Nikotina ka veti bazike dhe me acide formon kripëra që janë zakonisht të ngurta e të tretshme në ujë, oksidohet shpejt në ajër.
Vlon në temperaturë 2470 C. Nikotina ka dy izomerë optike, nga të cilët forma levozhire është rreth tri herë më toksike se forma dekstrozhire. Më pak se 0,2 gr nikotinë është fatale për njerëzit, me vdekjen e shkaktuar nga paraliza respiratore.

Nikotina është një neurotoksin e fuqishme dhe për këtë arsye përdoret si insekticid. Nikotina ka efekte të fuqishme në arteriet e trupit. Ajo është stimulant që përshpejton punën e zemrës dhe rrit presionin e gjakut.
Nikotina rrit se tepërmi riskun e mpiksjes së gjakut. Në sasi te vogla, ajo vepron si stimulant tek gjitarët.
Nikotina ka një efekt eksitues mbi sistemin nervor qendror dhe periferik. Ajo rrit sekrecionin e gjëndrave dhe peristaltikën e zorrëve. Nikotina është një nga faktorët kryesorë përgjegjës për formimin e varësisë ndaj duhanit.

Nikotina përshpejton punën e zemrës me rreth 20 rrahje në minutë, për çdo cigare. Sipas shoqatës Amerikane të zemrës varësia ndaj nikotinës ka qenë historikisht një ndër varësitë më të vështira për t'u larguar.

Nikotina është izoluar për herë të parë nga bima e duhanit në 1828, nga kimistët gjerman Posselt dhe Reimann. Ajo u sintetizua për herë të parë nga A. Pictet dhe Crepieux ne 1893. Ajo është gjetur në sasi të konsiderueshme tek duhani, koka dhe në sasi të vogla tek domatja,patatja e tjerë.



Main menu 2