Jump to Navigation

Konina (C8 H7N)

Konina gjendet në farat e bimës kukuti. Është helm i fortë i cili paralizon sistemin nervor. Është e njohur që në kohën e Greqisë së vjetër kur grekët e dënuar me vdekje i ekzekutonin duke i helmuar me koninë. Edhe Sokrati (nga dijetarvt mv tv mvdhenj tv Greqisv) vdiq i helmuar me koninë.

Konina (a - propilpiperidina ose - 2 - propilpiperidina), është alkaloidi i parë i sintetizuar nga A. Ladenburg, në 1886. I cili ishte një lëng pa ngjyrë, me pikë vlimi 166oC, gati i patretshëm në ujë, por i tretshëm në eter dhe alkool. Ai ka një shije djegëse, therëse dhe një aromë të keqe, dhe vepron si një helmues i fuqishëm jo vetëm për njerëzit, por për të gjitha llojet e gjësë së gjallë. Alkaloidi është bazë e fortë dhe oksidohet lehtë; acidi kromik e shndërron atë në acid butirik normal dhe amoniak. Ka dy izomerë optike S (+) konina dhe R (-) konina.



Main menu 2