Jump to Navigation

Hormonet e tiroideve

Gjëndra e tiroideve prodhon dy hormone, tiroksinën dhe trijodtironinën, në përgjigje të stimujve që vijnë nga hipotalami.
Tiroksina dhe trijodtironina kanë si prekuros tirozinën e pranishme në një glukoproteinë të quajtur tireoglobulina (PM = 650.000).

Mbetjet e tirozinës janë jodinuar në mënyrë enzimatike.  Jodi i nevojshëm duhet të merret me ushqimin e përditshëm dhe mbërrin tek gjëndra tiroide nëpërmjet gjakut, ku është gjithmonë i pranishëm në trajtën e gjurmëve. Hormonet e prodhuar nga gjëndra tiroide janë shumë aktive në stimulimin e metabolizmit të mëlçisë dhe të muskujve. Qelizat e shënuara nxiten të biosintetizojnë sasi të mëdha të disa enzimave, të cilat nxisin një aktivizim të fortë të metabolizmit bazal.



Main menu 2