Jump to Navigation

Ndërtimi kimik i hormoneve

Hormonet janë komponime organike me strukturë të ndryshme kimike. Ato kanë aftësi që në përqendrime të vogla ta rregullojnë metabolizmin e proteinave, sheqernave, lipideve, vitaminave, materieve minerale. Në këtë aspekt janë të ngjashme me vitaminat, sepse sillen si biokatalizatorë tipikë.
Mund të thuhet se dallimi midis hormoneve dhe vitaminave qëndron në atë se hormonet i sintetizon vetë organizmi në organet e veta specifike, të cilat pastaj i sekreton në gjak dhe në limfë, ose në lëngun cerebrospinal, ndërsa vitaminat janë kryesisht produkte bimore, të cilat organizmi shtazor dhe i njeriut i merr përmes ushqimit që do të thotë se vetë organizmi nuk mund t’i sintetizojë.
Hormonet i katalizojnë ose rregullojnë proceset e ndryshme metabolike. Në këtë aspekt janë të ngjashme edhe me enzimet, sepse edhe hormonet veprojnë në organizëm si katalizatorë, që do të thotë, ngjashëm me enzime. Edhe hormonet nevojiten në sasi shumë të vogla dhe nuk shpenzohen gjatë procesit katalitik.

Dallohen nga enzimet në këtë aspekt:
• hormonet krijohen në atë organ në të cilin nuk e shprehin veprimin e vet,
• para se të veprojnë tajohen në gjak.
• sipas strukturës kimike nuk janë çdo herë siç janë enzimet.

Sipas strukturës kimike hormonet ndahen në tri grupe:
• hormone derivate të aminoacideve si p.sh. hormonet e tiroides, hormonet e palcës së gjëndrës mbiveshkore, melatonina e epifizës;
• hormone me strukturë peptidike dhe proteinike si p.sh. hormonet e hipofizës, hormonet e gjëndrave paratiroide dhe të pankreasit etj.;
• hormonet me strukturë steroide siç janë hormonet e kores së gjëndrës mbiveshkore, hormonet e gjëndrave seksuale mashkullore.



Main menu 2