Jump to Navigation

Roli i përgjithshëm i hormoneve

Hormonet në përgjithësi ndikojnë në metabolizmin e ujit, të kripërave minerale, të proteinave, të sheqernave, të lipideve, në për metabolitetin e membranave qelizore, në ngacmimin e nervave periferike dhe të muskujve, përkatësisht në sistemin nervor, në funksionet psikike, në rritje dhe në shumëzim. Hormonet para se të fillojnë ta shprehin veprimin e tyre lidhen për receptorët përkatës në qeliza. Receptorët janë grupe karakteristike kimike. Kështu p.sh. për disa hormone indore dhe hormone të tjera grupet reptore janë qendra katalitike të enzimeve. Si shembull klasik është lidhja e acetilkolinës për acetitilkolinë-esterazën.

Për shumë hormone receptorët gjenden në sipërfaqe të membranës qelizore siç është rasti me hormonin indor acetilkolinën, adrenalinës etj. Receptorët mund të gjenden edhe në brendi të qelizës.
Hormonet janë ndërmjetëse biokimikë midis organeve të rregullimit dhe organeve në të cilat veprojnë organet “shënjestër”.



Main menu 2