Jump to Navigation

Hormonet pankreatike

Pankreasi prodhon hormone të ndryshme me strukturë polipeptidike, midis të cilave insulina është e një rëndësie të konsiderueshme. Kemi të bëjmë me një proteinë të vogël (PM = 5.700), e përbërë nga dy vargje polipeptidike (A dhe B), të lidhur midis tyre nëpërmjet dy lidhjeve dysqufurore.
Prekursori i parë i insulinës është proinsulina, një polipeptid i formuar nga një numër aminoacidesh të ndryshueshëm nga 78 ne 86, sipas llojit të kafshës. Nga kjo formohet insulina, falë veprimit të peptidazave specifike që shkëpusin disa  zona polipeptidike.

Insulina është një hormon hipoglicemizues, d.m.th. u kundërvihet përqendrimeve të tepërta të glukozit në gjak, gjë e cila ndodh në subjekt e diabetike. Kur verifikohet një rritje e përqendrimit të glukozit hematik, pankreasi prodhon insulinën me shpejtësi të madhe. Rritja e insulinës nxit kalimin e glukozit nga gjaku në mëlçi dhe në muskujt, ku transformohet në glikogjen.
Në këtë mënyrë kemi një ulje të përqendrimit të sheqerit në gjak, që nga ana e tij përcakton ngadalësimin e prodhimit të insulinës deri në shpejtësinë normale. Nga pankreasi prodhohet edhe një hormon tjetër me strukturë polipeptidike, glukagoni, që është i formuar nga 29 mbetje aminoacidike (PM = 3.500).

Në ndryshim nga insulina, glukagoni, përcakton një rritje të përqendrimit të glukozit në gjak. Ky efekt hiperglicemizues u detyrohet dy mekanizmave të ndryshëm të veprimit; i pari konsiston, njëlloj si për adrenalinën, në shkatërrimin e glikogjenit hepatik me prodhim të glukozit hematik; i dyti, nga ana e tij, në ndryshim nga adrenalina, inhibon shkatërrimin e glukozit deri në acid laktik , duke ndërhyrë në procesin e glikolizës në nivelin e piruvat kinazës.



Main menu 2